Categories: Uncategorized

Janullatos flet hapur: Jam ndier i kërcënuar në Shqipëri

Kryepeshkopi Anastas Janullatos rrëfen se në Shqipëri është ndier i rrezikuar për jetën e tij. Në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve kishtare, ai sjell në vëmendje episode nga bisedat me shoferin, teksa i përgjigjet pyetjes nëse ka qenë i kërcënuar gjatë qëndrimit në vendin tonë.

“Po, shenjat i kemi akoma të dukshme. Më kujtohet shoferi im, Taqua i cili më thoshte se i kishin ofruar para që të më linte në një vend të shkretë. Pa ndihmën dhe forcën e Zotit, askush nuk mund të bëjë asnjë hap këtu”, deklaron kreu i kishës orthodokse në Shqipëri. Janullatos flet për një mision jo dhe aq të lehtë në Shqipëri për shkak të dyshimeve mbi figurën e tij. Këtë ai thotë se e vërteton edhe vonesa në dhënien e shtetësisë shqiptare.

“Unë arrita të marr nënshtetësinë shqiptare vetëm para dy vitesh. Kjo nuk është e rastësishme. Kishte një shqetësim dhe një fobi të çuditshme përkundrejt meje. Pra këtu ndeshemi edhe me pranimin edhe me frikën, dyshimet dhe pasigurinë. Prandaj them që ajo çka kemi bërë këtu është dhjetëfish më e madhe, pasi nuk u bë në kushtet e një qetësie dhe lirshmërie, por u bë në një periudhë me stuhi, dëborë”, thotë Janullatos.

Kryepeshkopi Janullatos thotë se shpeshherë, përplasjet mes dy vendeve kanë rënduar mbi Kishën Ortodokse. “Sa herë ka tensione mes dy vendeve, viktimat jemi ne. Në kuptimin që qarqet nacionaliste si nga njëra palë, ashtu dhe nga pala tjetër, godisnin në mënyrën e tyre me komentet dhe nënkuptimet e të tjera. Ndonjëherë mendoja se ndodheshim në një grykë, ku nga njëra anë ishin kallashnikovët dhe nga ana tjetër artileria e rëndë. Pa ndihmën e Zotit këtu nuk mund të bëhej asgjë”, deklaroi ai.

I pyetur për marrëdhëniet me komunitetet e tjera, Janullatos i quan ato vëllazërore, por sipas tij në Shqipëri veprojnë rryma të ndryshme që nuk e duan paqen mes komuniteteve fetare.

“Nëse ka të tjerë që duan të krijojnë çarje mes dy popujve, ne ndërtojmë ura vëllazërie. Disa ndoshta nuk do donin që gjërat të ishin kështu, të kishin këtë përqasje, do preferonin të kishte armiqësi. Ka forca edhe këtu edhe në vende të tjera që e dëshirojnë këtë. Këtu ka shumë rryma të nëndheshme me interesa të ndryshme”, deklaroi Janullatos.

Kreut të Kishës Ortodokse, agjencia i ka kushtuar edhe një dokumentar që tregon sesi Shqipëria u rilind nga hiri i ateizmit, falë veprës shpëtimtare të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. /Tema

të fundit

VIDEO-FOTO/ Aksi Librazhd–Pogradec i mbyllur, automjetet i drejtohen Egnatias. “Ringjallet” rruga ku 2 mijë vite më parë kalonin karvanët romakë

Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe…

25 minutes ago

“Shtetrrethim” në Nju Jork, kryebashkiaku Mamdani shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së pritshme të borës

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë…

51 minutes ago

“Mijëra qytetarë kaluan orë të tëra paniku në trafik”, Belind Këlliçi: Korrupsioni Rama-Balluku bllokon rrrugët e Juglindjes dhe rrugën e Brukselit

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën e paprecedent me akset e Juglindjes të dëmtuara që janë paralizuar trafikun…

1 hour ago

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e zv/kryeministres, Këshilli i Mandateve vendos të hënën fatin e Ballukut

Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër (e hënë) për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres…

2 hours ago

Tarifat tregtare, SHBA: Marrëveshjet tregtare me BE-në dhe Kinën do të mbeten në fuqi

Përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, tha sot se marrëveshjet tregtare të SHBA-së me BE, Kinën dhe partnerë të tjerë…

3 hours ago

FOTO/ Librazhd, pas dëmtimit të segmentit rrugor dhe shtyllës së Tensionit të Lartë në “Arrat e Gurrës”, shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Një situatë dramatike me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare është krijuar në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës” në…

3 hours ago