Categories: Uncategorized

IZOLIMI/ Rama: Kurseni, këto ditë jo si me pushime duke ngrënë e duke pirë

Gjatë një konference për mediat, Rama tha se brenda kësaj jave do të jetë gati plani i garancisë financiare, për personat të cilët kanë lënë punën, duke u vetëizoluar, për të shmangur përhapjen e COVID-19.

Po ashtu, kreu i qeverisë tha se duhen ulur shpenzimet dhe se çdo familje shqiptare duhet të rimodelojë ekonominë.

“Ne jemi i vetmi vend që mbyllëm transportin urban në rang republike. Ku Kina mbyllu Ëhanin, hapi fabrika fasion për prodhimin e maskave edhe vendet e tjera.

Asnjë vend nuk është gjetur i përgatitur për numrin e maskave dhe aparaturave për oksigjen, kudo po shpërndahen maskat që këtu u quajtën të skaduara.

Për ata që duhet ët shkojnë në punë, masat mbrojtëse funksionojnë, ne i kemi kërkuar kompanive të marrin masat e thjeshta për të mbrojtur personelin. Kemi në terren grupin e inspektimit. Duhet ët jemi të qartë, kjo është luftë dhe në luftë jeni një, por nuk jemi të gjithë njësoj disa duhet të dalin sot në luftë, që kur të dalim nga lufta, mos të na bjerë shtëpia.

Të gjithë do të ulim shpenzimet dhe të rimodelojmë ekonominë familjare, nuk mund të rrimë këto ditë si me pushime, ku hamë e pimë, ku disa të tjerë nuk kanë çfarë të hanë.

Konkretisht ne do të kemi shumë shpejt brenda kësaj jave planin e garancisë financiare, për të gjithë ata që lanë punë dhe u futën në llogoren e shtëpisë. Ata që flasin sot pa pasur asgjë në dorë, asnjë minimum ndërgjegje, në këto ditë ku zhvillohet një betejë me një armik të padukshëm që i kanoset njerëzve tanë të dashur.

Ne jemi Shqipëria, as Gjermania as Franca dhe nuk i kemi miliardat e tyre, po r po bëjmë gjithçka mundemi dhe nuk mund të lejojmë të bluajmë kockën e ekonomisë sonë dhe pas 2 muajsh tre muajsh, ky armik do shporret.

Ju lutem të mos e harrojmë që nuk jemi të gjithë në shtëpi sepse disa nga ne janë në çadër. Kjo që na ka rënë shumë herë më e tmerrshme se tërmeti, por atyre që i ra çatia mbi kokë, nuk mund tu themi, ju prisni se shtëpitë e juaja nuk i rinisim dot se ra korona. Do nisim rindërtimin sapo korona të shporret”, tha Rama.

të fundit

Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C,…

11 minutes ago

Flet nusja e djalit të viktimës së parë nga zjarret në Shqipëri: Tmerr, ç’të shihja! Më tha merr…

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk…

15 minutes ago

DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga…

44 minutes ago

Situata del jashtë kontrollit në Poliçan/ Flakët përfshijnë fshatin Harunas, gjashtë persona të plagosur në spital

Situata e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan. Siç raportohet flakët kanë marrë përmasa të…

1 hour ago

Gjermania paralajmëron Kosovën: Zgjidhni ngërçin politik, ndryshe do të keni pasoja

Të gjitha fuqitë politike duhet të “respektojnë plotësisht dhe zbatojnë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për konstituimin e përbërjes…

1 hour ago

Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë…

2 hours ago