Categories: Uncategorized

Iu dogj banesa, fëmija 2-vjeçar gjendet pa jetë teksa ishte fshehur poshtë divanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kurbin. Në fshatin Sanxhak është shkrumbuar nga flakët një banesë ku ka humbur jetën edhe një fëmijë vetëm 2 vjeç.

Banesa e cila ishte në pronësi të Hakik Çokut, u përfshi nga flakët mesditën e sotme.

Të lidhura

None found

Mësohet se i mituri ka qënë duke u ngrohur në një sobë që ishte ndezur në një dhomë të improvizuar në kasollen e lopës.

Më pas fëmija është asfiksuar nga tymi, pasi rreth sobës kishte disa mbeturina të cilat kanë marrë flakë, nga pakujdesia e prindërve të vogëlushit 2-vjeçar.

Burime për mediat bëjnë me dije se kanë qënë zjarrëfikësit që kanë zbuluar trupin e fëmijës të asfiksuar dhe pa jetë, të strukur poshtë divanit.

Kurbin/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

të fundit

Nevil Dede para përballjes me Laçin: Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj entuziazmit dhe forcës së kundërshtarit

Nevil Dede Laci do të përballet me Egnatian në Kurbin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores…

3 minutes ago

Prishtina dhe Dukagjini përballen sonte në sfidën përmbyllëse të javës së tetë

Java e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të mbyllet sonte me përballjen ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit, e…

5 minutes ago

Mourinho hesht pas fitores ndaj Villarrealit: Synon të jetë në stol ndaj Sevillas dhe Barcelonës

José Mourinho ka refuzuar të paraqitet në konferencën për shtyp pas ndeshjes së Real Madridit ndaj Villarrealit, e cila përfundoi…

23 minutes ago

VIDEO/ Momente paniku në fluturimin Tiranë-Napoli! Avioni qëndron 20 minuta në ajër mes stuhisë dhe rrufeve

Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit, është shoqëruar me momente tensioni për pasagjerët, pasi avioni nuk arriti…

26 minutes ago

Trump kërkon zgjedhje në Ukrainë, Musk i del në krah kritikave ndaj Zelenskyt: “Ka shkuar shumë larg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaron se Ukraina duhet të zhvillojë zgjedhje, ndërsa pretendon se homologu…

34 minutes ago

Pesë rrjete televizive nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë pas bojkotit të mbulimit të Trumpit

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka nisur një hetim ndaj disa rrjeteve televizive, për të përcaktuar nëse kanë…

34 minutes ago