Duket se ka ardhur dita që ndihma që Shqipëria i dha Italisë, të kthehet pas.
7 mjekë e infermierë kanë ardhur si ndihmë për vendin tonë nga Italia fqinje.
Ata janë parë të mbërrijnë në ambientet e spitalit Infektiv, ndërsa më herët Luigi di Maio, ministri i Jashtëm italian tha se kjo ndihmë vjen si formë solidarizimi pas ndihmës që Shqipëria dha më herët për Italinë.
“Gjatë periudhës më të errët për Italinë, kur pandemia po godiste popullin tonë dhe vendoste nën stres spitalet tona, ka pasur Vende të cilat na kanë ndihmuar duke na dërguar materiale shëndetësore dhe personel mjeksor. Ndër to Shqipëria e mikut Edi Rama që nuk do të ndaloj kurrë së falenderuari për ndihmën e çmuar dhe afërsinë e treguar me popullin tonë. Nuk ishte detyrim.
Prandaj na u duk e arsyeshme t’u kthenim solidaritetin.
U nis sot nga Italia një ekip mjekësh e infermierësh me një ngarkesë prej 500 mijë maskash.
Faleminderit, nga zemra, personelit tonë shëndetësor, që do të shkojë të bëjë në Shqipëri, me shumë profesionalizëm, punën e tij dhe do të ndihmojë atë që gjendet në vështirësi në këtë moment. Jemi me ju”, shkruante ministri italian para disa ditësh.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…