Autoritetet italiane kanë bërë publik bilancin e fundit të përhapes së koronavirusit në Itali i cili ka shënur një shtim të numrit të viktimave e të personave të infektuar në nivel kombëtar.
Me përjashtim të rajonit të Valle d’Aosta, raste pozitive me koronavirus janë regjistruar në 20 rajone italiane, nga 21 që ka e gjithë Italia.
Sipas të dhëna zyrtare të bërë publike nga Enti Kombëtar i Departamentit të Mbrojtes Civile Italiane deri në orën 17.00 të datës 3 mars 2020 në Itali janë identifikuar 2502 persona pozitiv nga koronavirus.
Dukshëm është rritur dhe numri i viktimave që deri më tani ka arritur më 79. Dita e sotme ka shënuar 27 viktima më shumë në krahasim me 24 orë më parë kur numri i tyre ishte 52.
229 të infektuar po kurohen në terapi intensive, 1034 në strukturat spitalore e 1000 të tjerë në kushte shtëpiake.
Autoritetet italiane informojnë se “ende nuk është e qartë se koronavirusi është shkaku i vdekjes së viktimave. Ajo që dihet është se ata kanë qënë të infektuar nga koronavirtus por dhe njëherësh pacientë me patologji të tjera.”
Rajoni i Lombardisë konfirmohet përsëri si territori me numrin më të lartë të personave të infektuar duke arritur në 1520 persona. Në këtë rajon është identifikuar dhe numri më i lartë i vitktimave që deri më sot ka arritur në 55.
Në rajonin e Emilia Romagnas janë regjistruar 398 persona të infektuar e 18 viktima, ndërsa në Veneto 297 të infektuar e 3 vitkima.
Lajmi pozitiv i ditës së sotme është se numri i personave të shëruar nga koronavirus është 160. Deri më tani në Itali janë kryer 25856 tampone.
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…