Categories: Uncategorized

Ishulli i vetëm në hartën e Tokës që s’është eksploruar: Kush shkel aty, vdes!

Ishulli Sentinel i Veriut, në Gjirin e Bengalit, ka popullatën e fundit në tokë që nuk është kontaktuar nga qytetërimi modern prej të paktën 50 mijë vitesh.

Po si ia bëjnë banorët e këtij ishulli që nuk kontaktojnë me asnjeri?

Të lidhura

None found

Duke goditur me harqe e me shigjeta këdo që shkel në atë vend

Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij. Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje.

Por dhe pse kaq i izoluar, ishulli i ka fqinjët më të afërt rreth 50 kilometra larg. Duke qenë mosbesues ndaj të huajve, ata qëllojnë çdo anije që afrohet. Qeveria indiane e njeh ishullin si një njësi të pavarur, dhe bën të pamundurën që ata të vazhdojnë të jetojnë të pa shqetësuar.

Banorët e ishullit jetojnë duke gjuajtur kafshë të egra me harqe dhe shigjeta në pyllin shumë të dendur që mbulon ishullin. Me bimët e pemët ushqehen dhe ndërtojnë shtëpitë.

Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij. Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje.

Studiuesit mendojnë se ata kanë migruar aty nga Afrika, rreth 50 mijë vite më parë, por nuk kanë detaje të tjera për mënyrën se si jetojnë.

Anvita Abbi, një shkencëtare që ka studiuar për dhjetëra vite gjuhët e fiseve indiane në ishujt Andaman dhe Nikobar thotë:

Nuk dimë as se sa janë atje. Sentineli i veriut është ishulli më i jashtëm i grupit, më afër Mianmarit dhe Tajlandës se Indisë. Banorët mund të jenë disa qindra, më pak se një mijë. Gjuha që flasin nuk mund të dihet, as se sa e vjetër është. Asnjeri nuk është lidhur me këta njerëz dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë. Pse të trazojmë, vetëm nga kureshtja, një grup që e ka mbajtur veten për dhjetëra mijëra vite?”

Ishulli përmendet në shkrimet e Marko Polos, i cili ka vdekur në vitin 1324, edhe pse shumë studiues e vënë në dyshim që ai të ketë zbritur me të vërtetë atje.

Por një tjetër grup që mund t’i ketë takuar, janë kolonizatorët anglezë, të cilët kanë qenë në Indi gjatë viteve 1880. Përvoja që mund të kenë pasur me këta të fundit, mund të shpjegojë se pse janë aq agresivë me të huajt, shkrua n JOQ.

Sipas rrëfimeve, studimet për këtë ishull u ndërprenë pasi një çift me katër fëmijë, që ishin dërguar për të studiuar kulturën, u morën peng. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe ata që mbijetuan dhe dolën nga ishulli vdiqën nga sëmundjet

të fundit

Sulmet me dronë nga Ukraina thellojnë krizën e karburantit në Rusi, mungesa raportohen në shumicën e rajoneve

Rusia është përfshirë nga një krizë e thellë karburanti, teksa mungesa të benzinës ose ndërprerje në furnizim po raportohen në…

19 seconds ago

Gjykata në Pejë jep vendimin për rastin “Orenda”, Aurona Pelaj dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “Orenda”, që lidhet me keqtrajtimin e një të…

12 minutes ago

UEFA cakton katër arbitra nga Gjeorgjia për sfidën Vllaznia-Malisheva në Shkodër, zbulohen emrat

Vllaznia - MalishevaVllaznia dhe Malisheva do të përballen më 9 korrik, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues…

12 minutes ago

Dolce shfaqet me një paraqitje plot stil në një postim të fundit në Instagram

Dolce ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një set prej dy fotografish, ku është shfaqur me një stil…

21 minutes ago

Fermerët protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, derdhin qumështin në tokë dhe kërkojnë trajtim me dinjitet nga shteti

Fermerët e pakënaqur të qumështit po protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën që, sipas…

23 minutes ago

“Revolucioni i Flamingo-ve” nuk tërhiqet”/ Televizioni publik austriak jehonë protestave në vendin tonë: Rama akuzohet nga qytetarët për korrupsion

Televizioni publik austriak ORF, i ka bërë jehonë protestës kundër kryeministrit Edi Ramës në Shqipëri. ORF e nis artikullin, duke…

24 minutes ago