Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Qinam në Zall Herr në Tirane, ku disa persona të cilët nuk janë identifikuar kanë kërcënuar me armë një familje dhe më pas kanë lidhur e dhunuar kryefamiljarin Bashkim Zaja.
Ata janë larguar duke marrë 400 mijë lekë dhe disa sende me vlerë.
Zonja e Shtëpisë Drita Hysa në deklaratën e saj ka bërë me dije se personat ishin të maskuar, i kanë kapur dhe i kanë shtrirë në tokë.
Ndër të tjera ajo thekson se nuk kanë pasur konflikt me asnjë, dhe se nuk i di shkaqet e kësaj ngjarje.
“Ishin me maska, më kapën mua dhe burrin dhe me djalin na shtrinë në tokë dhe thoshin mos bërtisni. Burrin e kanë dhunuar i kanë vendos dhe ngjitje në gojë, me moren telefonin paratë e çdo gjë. Nuk kam asnjë dyshim.
Ka qenë goca që ndodhet në katin e dytë që ka njoftuar policinë. Nuk kam biznes dhe asgjë burri dhe djali punojnë në ndërtim. Na ka ndodhur dhe herë tjetër na kanë marrë motorin e djalit jashtë në oborr”,është shprehur zonja e shtëpisë.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…