Detaje të reja mësohen nga vdekja e 17-vjeçares shqiptare Aurora Grazini, në Itali, e cila u gjet e vdekur në krevatin e dhomës së saj nga prindërit. Mediat italiane shkruajnë se Aurora kishte përjetuar shumë keq një ndarje nga i dashuri i saj, gjë e cila i kishte shkaktuar ankth, pagjumësi dhe depresion.
Mediat në Itali shprehen se vdekja e Aurorës është e mbuluar me mister, ndërkohë që familja e ka të pamundur që të gjejë shkaqet e kësaj ngjarje fatale.
None found
Prokuroria ka nisur ndërkohë hetimet për rastin, pasi 17 vjeçarja kishte qenë disa ditë më parë në spital, me shenja gripi, dhe ishte nxjerrë prej aty nga mjekët.
Aurora u dërgua në spitalin Belcolle, por pas disa kontrolleve, u dërgua në shtëpi, dhe ka dyshime se rasti i saj mund të jetë nënvlerësuar, nga ana e bluzave të bardha.
Vajza ishte ankuar se nuk ndjehej mirë. Ajo kishte probleme shëndetësore dhe vazhdonte të humbiste peshë. Por është e paqartë nëse vdekja ka të bëjë me sëmundjen që kishte, apo si pasojë e gripit.
“Zoti im jooooooooooooo ishte i bukur si një lule por sepse në këtë jetë nuk është e mundur që ajo iku si një engjëll !! Joooooooooooooo prehu në paqe vajzë e ëmbël!!! “, është një nga shumë mesazhet që u shfaqën në profilin në Facebook të vajzës.
Ndërkohë, administrata komunale u ka kërkuar të gjitha shoqatave që të ndërpresin festimet e Karnavaleve të planifikuar për ditën e Shtunë. Me këtë lajm dramatik, ka shumë pak për të festuar, e megjithatën familja Grazini ka dhënë leje që karnavalet të vijojnë.
Hansi Flick ka dalë në mbrojtje të paraqitjeve të Barcelonës në ndeshjet e mëdha, pas kritikave të shumta të marra…
Klubi spanjoll Tenerife ka marrë një vendim human për të mbështetur financiarisht vajzën e futbollistit të tyre të ndjerë, Jesús…
Një 19-vjeçar u vra dhe të paktën tre persona u plagosën pas dy sulmeve me armë zjarri në një universitet…
Pushteti i ri në Serbi po përballet me një nga sfidat më të rëndësishme në raport me Republikën e Kosovës.…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Protestat në Tiranë, vazhdojnë të marrin vëmendjen e mediave të huaja. Kështu media e njohur italiane Sky tg24, shkruan se…