Categories: Uncategorized

Ish-ministri socialist del pro idesë së Ilir Beqjas: Nga e premtja në të hënën pushim!

“Kjo na ndihmojë të largojmë pandeminë nga ne, familjet tona , nga fqinjët apo kolegët tanë. Kjo na ndihmon të shpëtojmë jetë njerëzish…”

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, i del në krahë deputetit Ilir Beqja dhe propozimittë të bërë prej tij nga salla e Kuvendit për uljen e ditëve të punës për administratën shtetërore.

Të lidhura

None found

Beqja propozoi ditën e sotme që administratës ti shtohet numri i ditëve pushim duke përfshirë të premten dhe të hënën deri në 14 shtator, me qëllim që të kemi një shmangie të mbingarkesës së turizmit në gusht.

Ish-ministri Malaj e quan këtë një propozim racional dhe e çon më tej duke thënë se shtimi i ditëve pushim duhet të ndodhë jo vetëm për administratën por për të gjithë sektorët privatë dhe publik. Sipas Malaj kjo do të lehtësonte krizën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë, duke nxitur turizmin vendas dhe do të rriste njëkohësisht dhe kohezionin social në familje.

Postimi i plotë:

Nje ide racionale qe duhet mbeshtetur. Paqartesite dhe pasigurite por rriten me progresion gjeometrik. Risku i rimbylljes dhe mos hapja e kufijve nga vendet e BE po bllokon turistet e huaj, do ta bejne krizen me te thelle, me te rende dhe me te gjate.

Nje nga politikat kunderciklike eshte lehtesimi dhe nxitja e turizmit vendas. Zgjatja e diteve nga turizmi vendas dhe rritja e numrit te turisteve vendas kerkon politika lehtesuese si propozimi i kolegut Beqja. Ndoshta mund te ishte me racionale te lejohej fillimi i punes diten e hene deri ne oren 11.00 dhe mbylljen e punes ditet e premte ne oren 14.00 Kjo edhe per faktin qe pjese e rritjes se turizmit duhet te jene te gjithe shqiptaret dhe jo vetem punonjesit e administrates publike.

Per te ruajtur ekonomine nga krizat vende te ndryshme japin para ne dore tek cdo individi ne vendin e tyre qe te mund ti perdorin sa me pare per konsum sepse keshtu ndihmohet ringritja e ekonomise. Ne nuk e kemi te plote kete mundesi pasi kemi borxh te larte dhe stabilitet te kercenuar te financave publike. Idene e pare e shkurtimit te oreve ose diteve te punes e ka dhene Kemal Dervish ish shefi i UNDP dhe tashme studjues ne nje prej qendrave kerkimore shkencore me te mira ne bote. Ne pergjigje te rritjes se papunesise deri ne 25% dhe 50% per te rrinjte per shkak te krizes globale 2008.

Kemal Dervish propozoj qe per te ulur papunesine mund te rriten ditet e pushimit, duke ju rritur mundesine punonjesve te qendrojne dhe investojne per mire rritjen e femijeve te tyre. Rekomandimi parashikonte qe edhe pse do te shkurtoheshin oret dhe/ose ditet e punes konsumi do te rritej sepse studmet tregojne se ne dite pushimi konsumatoret shpenzojne me shume se gjate diteve te punes. Perfitimi afatgjate do te ishte mire-dukimi i femijeve dhe rritja e kohezionit socal.

Pandemite do behen me te shpeshta, vet-izolimet do te imponohen here pas here, por pandemia po na “ndihmon” te jemi novatore si te harmonzojme mbrojtjen nga pendemia dhe si te ngadalesojme renien e ekonomise dhe lehtesojme ringritjen e saj, Nje lutje publike per te gjithe, te respektojme strikt vendosjen e maskes ne ambientet e mbyllura dhe kur nuk respektohet distancimi social.

Kjo na ndihmojne te largojme pandemine nga ne, familjet tona , nga fqinjet apo koleget tane. Kjo na ndihmon te shpetojme jete njerezish. te shpetojme dhjetra mije te papune dhe te pa afte. Keshtu shpetojme familjet nga borxhet e rritura per shkak te renies se te ardhura nga puna apo nga bizneset e tyre indiduale, familjare apo biznese te vogla, te mesme dhe te medha. Arbeni

të fundit

FIFA i beson Alireza Faghanit sfidën Angli – Meksikë, pavarësisht polemikave

FIFA ka konfirmuar se gjyqtari australian Alireza Faghani do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e 1/16-ave të Kupës së Botës…

4 minutes ago

Parashikimi i motit për fundjavën dhe javën e ardhshme, kthjellime dhe temperatura të larta në vend

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën…

6 minutes ago

Flakët përfshijnë një varrezë automjetesh në Kamëz, tymi i zi mbulon zonën

Një varrezë makinash në Kamëz është përfshirë nga flakët. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme. Zona është përfshirë…

7 minutes ago

Komuna e Çairit: Komisioni për dëmet nga fatkeqësitë është themeluar në maj me vendim të Këshillit Komunal

Komuna e Çairit ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarëve komunalë të opozitës, duke theksuar se pretendimet për mungesën e një…

14 minutes ago

BE-ja rithekson zhgënjimin për mungesën e hapave të Serbisë në rastin Banjska

Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në…

23 minutes ago

RB Leipzig dhe Brightoni ende pa akord për rikthimin e Brajan Grudës

Bisedimet mes RB Leipzigut dhe Brightonit për transferimin e Brajan Grudës vazhdojnë, por dy klubet ende nuk kanë arritur një…

28 minutes ago