Categories: Uncategorized

Ish-ministri socialist: Ç’e do Rama mandatin e tretë? Të na dhj*së fare?

Leonard Solis, ish Ministër Shendetësie ka deklaruar dje se situata aktualisht është e paprecedentë, ndërsa komentoi listat e propozuara nga PS, opozitën që është në parlament dhe synimin e Ramës për një mandat të tretë Ai sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa e cilësoi këtë të fundit një fatkeqësi kombëtare.

“Na ka futur në një rrugëkryq. Fryma është e keqe, pasi një njeri i vendosur në presion, mund të bëjë ndryshe. Diplomatët duhet të kenë rolin e tyre dhe jo të përdoren. Unë e quaj Edi Ramën fatkeqësi kombëtare, e them i parreshtuar në ndonjë forcë politike. Ka bërë gabime afatgjata, gafa.

Të lidhura

None found

Do vetëm veten e tij. Këtu është një pusetë me kapakun e hapur. Kur të ikë Edi Rama, do e shihni sa do të qelbë ky kapak. Nuk jam në politikë. E shoh situatën me keqardhje. Do marrë një mandat të tretë më timonin? Me kusinë? Me kazanin?! Për ca e do mandatin e tretë ai? Të na dh…fare për nja 10 vjet?”, u shpreh Solis në emisionin “Kjo Javë”.

Sipas Solis deputetët që bëjnë të ashtuquajturën opozitë në parlament përfaqësojnë vetëm gratë e tyre atje ku janë.

“Më duket një situatë e paprecedentë si asnjë herë tjetër. Me një parlament jashtëzakonisht të keq, jashtëzakonisht të zhvendosur. Disa njerëz të marrë gati me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe që përfaqësojnë vetëm gratë e tyre, dhe i thonë; ‘mos voto, voto’. Opozita e vërtetë është jashtë parlamentit. Po spekulohet me këtë parlament. Reforma që po bëhet në drejtësi, që s’i duket fundi, ka sjellë dëme të jashtëzakonshme” u shpreh ish Ministri i Shëndetësisë.

Solis bëri edhe një krahasim të modelit të listave që propozon Edi Rama. Ai kujtoi një palë pantallona me komça që mbante dikur Rama dhe që i hapte dhe i mbyllte si donte vetë. Në këtë formë janë bërë edhe listat e kandidatëve për deputetë sipas Solis.

“Opozita e vërtetë nuk duhet ta braktiste anijen, pavarësisht motit të keq. PD është shumë më gati se Edi Rama. Boll që të priten ato zullume. Boll që të vijë, dhe unë them se do të bëhen gjëra të mira. Po të isha si ai, do kisha ikur vetë. Listat Edi Rama i ka bërë si pantallonat e tija. Kur isha ministër, Rama kishte ca pantallona që i hapte me komça. Ose hapen listat, ose mbahen të mbyllura. Listat e hapura mund të bëhen. Policia e Shtetit sot më duket si gjobaxhie. Ministri Lleshaj më duket jeniçer, më duket se bën atë që thotë Rama”, tha Solis.

të fundit

Ronaldo e paguan gjobën e Portugalisë në vetëm 39 sekonda

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…

6 hours ago

MEP Strolenberg condemns violence against protesters in Albania: Rama does not listen and will not change his position

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

6 hours ago

Shooting near a mosque in Ohio leaves one person dead

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…

6 hours ago

Greek education rises in protest: teachers, pupils and students warn of strikes

Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…

6 hours ago

Zahir Pajaziti’s brother recalls their mother’s advice: “Get married, or later the girls won’t want you

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

6 hours ago

Bajram Pajaziti recounts Zahir’s passions: from reading and music to football

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

6 hours ago