Categories: Uncategorized

Ish ministri reagon për videon e supozuar të Sorecës: “Veglat” janë çështje private

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratat e djeshme që ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u detyrua të bëjë për aludimet se ka patur një lidhje intime me zv.ministren e Brendshme, Romina Kuko.

Sipas Manjanit atij i vjen keq për këtë, por sipas tij Soreca duhet të kishte reaguar për lejimin e kanabizimit të vendit, refuzimin e statusit të vendit kandidat për tri herë radhazi dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Ndjehem thellësisht i keqardhur që shefi i Delegacionit të BE në Tiranë, detyrohet të përgënjeshtrojë një thashetheme aludues për jetën e Tij private.

Vijoj ti qëndroj mendimit që e kam shprehur dhe më parë se veglat gjinekologjike janë krejtësisht çështje private e çdo njeriu. Ky/kjo i/e fundit s’ka pse jep shpjegime askujt në publik se si i përdor ato.

Nga ana tjetër, ndyrsirllëku i sulmit publik me këto mjete më duket më shumë paburrni sesa shantazh.

Burrnia e kërkon që Sorecën dhe takëmin e tij, përfshi dhe Organizatën Politike Europiane që ai Përfaqëson, t’ja thuash drejt në sy kritikën që ke.

Soreca dhe organizata e cila e ka deleguar këtu, na kanë dëmtuar seriozisht dhe shumë rëndë dhe drejtpërdrejtë kur:

Lejuan kanabizimin e ekonomisë e kriminalizimin e shoqërisë. Vetëm një fjalë e tyre e ndalonte atë krim, por nuk e thanë.
Rekomanduan tre herë me radhë hapjen e negociatave, por raportet e tyre ishin aq të vërteta sa shtetet anëtare i hodhën në kosh. Gënjeshtra nuk është ndihmë.
Mbështeten dhe ende e bëjnë, më shumë sundimin e Bosit sesa të ligjit në këtë vend. E kam të pa mundur të mendoj sundim të ligjit, kur mbështetet Bosi të dhunojë Kushtetutën.
Kërkojnë luftë kundër korrupsionit, kur vetë dhanë modelin se si blihet një pronë pa tender e me çmim më të lartë se tregu. Shembull i keq ky sepse ju hoqi fytyrën për të folur për standard.
Ja për këto kërkohet një minimum burrnie për t’ja thënë Sorecës e cilitdo nga takëmi i tij. Ndershmërisht fare! Por jo të merremi me sajesa nga jeta private. Nuk na duhet hiç ajo! Është koha e burrave!”, shkruan Manjani ne Facebook.

të fundit

Debutonte me humbje dhe ndryshoi për Europianin, por Silvinjo ka gjetur formacionin fitues te Kombëtarja

Në vitin e tij të parë si trajner i Kombëtares, Silvinjo arriti të shkruante historinë duke e kualifikuar Shqipërinë për…

4 minutes ago

Vrasja e aleatit të Trump/ Publikohet videoja e të dyshuarit, pasi qëllon me armë Charlie Kirk, hidhet nga çatia e ndërtesës në tokë dhe “zhduket” në zonën e pyllëzuar

FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…

26 minutes ago

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

37 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

54 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

1 hour ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

1 hour ago