Categories: Uncategorized

Ish-ministri: Pse pacientët e intubuar te Sanatoriumi reagojnë më mirë se tek Infektivi

Lajm shpresëdhënës nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Një paciente me Covid-19 e cila prej dy javësh ishte e intubuar në këtë spital, ka dalë nga intubimi dhe tashmë është në gjendje të stabilizuar, duke shënuar kështu rastin e parë të një pacienti me Covid-19 që del nga intubimi.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë në radhët e PD, Tritan Shehu, i cili përgëzon stafin mjekësor të këtij spitali. Ai thotë se kjo ka thyer edhe situatën paradoksale, ku deri dje nuk ishte intubuar asnjë pacient duke e lidhur këtë sukses me strukturat dhe kushtet e tjera të spitalit “Shefqet Ndroqi”, në krahasim me atë “Infektiv”.

“Nje mesazh i mire nga Spitali “Shefqet Ndroqi”!

Nje paciente me Covid 19 pas reth dy jave nen respiracion mekanik e intubuar, qe prej 24 oresh eshte extubuar dhe ne gjendje te stabilizuar shendetesore.

Pergezimet me te mira ekipit reanimator te atij spitali, kolegeve mjeke e personelit ne terresi aty per kete, me shume se lajm te gezuar qe dhane.

E kuptoj, dikush nga reanimatoret, qe e konsiderojne si rutine ne punen e tyre intubimin, vendosjen ne respirator, extubimin etj, do te me thone, kjo eshte pjese e punes sone.

Jam krejt dakort me ata, por dua tu kujtoj se keto jave ishte krijuar nje situate paradoksale, kur deri dje asnje pacient nuk u arrit te extubohet me sukses, pa dyshim ky eshte nje fakt qe nuk mund a duhet te komprometoje metoden, por qe fatkeqesisht po ndodhte, vecanerisht per keto raste akoma me kaq elemente te panjohur e te veshtire.

Sherbimi i reanimacionit, thelbesor ne fitoren e jetes, qe te kete sukses, qe te preke statistikat e vendeve te zhvilluara, duhet te perfshihet ne standartet e tyre, e ketu nuk e kam fjalen vetem per “respiratorin”, por shume me gjere, qe nga struktura e parametrat e saj, duke vazhduar me tej te monitorimi hemodinamik, shtreterit speciale, laboratoret, imazheria, dializa afer te semurit etj etj, me nje kosto shume te larte keto, per te shkuar pastaj tek niveli profesional, qe realisht ekziston.

Kete nuk duhet ta harrojme kurre, dhe kete e qartesoi pikerisht kjo epidemi”, shkruan Shehu.

Deri më tani në dy spitalet Covid janë të intubuar 5 pacientë, 4 prej të cilëve janë të shtruar pikërisht në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa një tjetër po trajtohet tek “Infektivi”.

të fundit

Zhvillohet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn

Këtë të hënë, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt po qëndron në bugun e Durrësit, do të rikthehet në…

11 minutes ago

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga…

42 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 9 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.8 lekë dhe shitet me 86.2 lekë. Euro, blihet me 97…

1 hour ago

Parashikimi i motit 9 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Ditën e sotme, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në…

1 hour ago

Notat e lojtarëve, Portugali-Spanjë: Nuno Mendes dominoi mbi të gjithë

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. ‘Furia e…

9 hours ago

Portugalia fiton Ligën e Kombeve ndaj Spanjës me penallti

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. Joao Neves…

9 hours ago