Është shkarkuar që në mars të vitit të kaluar, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa kishte dërguar çështjen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Bëhet fjalë për ish-kreun e Gjykatës së Përmetit Pashk Gjaci, i cili për shkak se i janë gjetur problem me pasurinë, si dhe me pastërtinë e figurës nuk i është njehorur ankesa në KPA duke lënë kështu në fuqi vendimin e KPK-së.
Trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci.
Njoftim vendimi: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.26/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci, kundër vendimit nr. 116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 06.07.2020.
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me…