Categories: Uncategorized

Ish i forti i Çoles kërkon lirimin me kusht në Gjykatë, “blindohet” Korça

Ish-kreu i bandës së Vlorës Zani Çaushi ka kërkuar nga Gjykata e Korçës lirimin nga burgu me pretekstin se është rehabilituar dhe se ka fëmijë për të rritur. Çaushi shprehet se do të gjejë një punë për të siguruar të ardhurat për të jetuar.

Ai do të dalë sot në orën 10.00 përpara “Togave të zeza” të Korçës për të kërkuar lirimin me kusht.

Për dërgimin e Zani Çaushit në Gjykatë, Policia e Korçës ka marrë masa të rrepta sigurie, duke bllokuar të gjithë trafikun pranë Gjykatës dhe shtuar numrin e efektivëve.

Aktualisht, ish-kreu i Bandës së Vlorës po vuan dënimin në Burgun e Drenovës dhe është dënuar me burg përjetë mirëpo, kërkon të lerë qelinë.

Pak ditë më parë Zani Çaushi paraqiti kërkesën e tij për të fituar lirinë me kusht, edhe pse është dënuar me burg përjetë, me pretendimin se tashmë është rehabilituar dhe do të nisë një jetë normale.

“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”, ka thënë ish i forti i Çoles.

Gjatë seancës së sotme do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë dhe avokatit mbrojtës të ish-kreut të Bandës së Vlorës.

Ndërkohë, pritet që Prokuroria e Korçës do të kundërshtojë kërkesën për lirimin e Zani Çaushit. Sipas organit të akuzës, Çaushi nuk plotëson kriteret ligjore për të përfituar lirimin me kusht, siç parashikon neni 64 dhe 65 i Kodit të Procedurës Penale.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago