Categories: Uncategorized

Ish-drejtori i Arkivës: Avni Rustemi vrau Esat Pashën kundrejt pagesës

Ish-drejtori i Arkivës, Kastriot Dervishaj, ka dalë kundër dekorimit të Avni Rustemit nga ana e Ilir Metës.

Kjo, pasi sipas tij, Avni Rustemi në fakt ka qenë “patriot” i parasë dhe Esat Pashën e vrau pikërisht për para.

Të lidhura

None found

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit

“Avni Rustemi, patrioti i parasë

Vrasja e Esat Toptanit në Paris më 13 qershor 1920, u porosit nga Tirana, nga krahu kundërshtar i viktimës. Nuk ka përveçse konkurrencës politike asnjë motiv patriotik. Ajo lidhet me prishjen e kompromisit të arritur në fillim të vitit 1920, i cili e bënte Esatin pjesë të qeverisjes. Në mars 1920, përkrahësit e Esatit, me anë të Osman Balit, i bënë presion të armatosur (po pa vrarë njeri) qeverisë që të hynte në bisedime me Esatin.

Më 15.4.1920 në pamundësi për të përballuar forcat proesatiste, parlamenti vendosi dërgimin e një delegacioni në Paris për bisedime me Esatin, të përbërë nga imzot Gjergj Koleci, Ymer Deliallisi, Fuat Toptani dhe Bajram Fevziu, shpërndarjen e popullit ditën e bërjes së ditur të kësaj deklarate, falje për ata që morën pjesë në kryengritje dhe dënimin e të pabindurve.

Pikërisht në fazën e bisedimeve, Avni Rustemi ofrohet kundrejt pagesës për të vrarë Esatin në interes të kundërshtarëve të tij politikë. Se çfarë mund të bënte Osman Bali me forcat e tij, kjo mbetet hipotetike dhe e paqartë.

Por nëse Bali nuk do të bënte veprime të tilla, Esatin as do ta ngiste njeri atje ku ishte dhe as do dëgjonim kurrë përralla me “tradhti” ndaj tij. Momentin e paraqitjes së Avni Rustemit, e kujton Sejfi Vllamasi.

Kujtimet e Sejfi Vllamasit:

“Avni Rustemi vazhdonte mësimet në Romë. Një ditë shkon në shtëpinë e Tefik Mborjes, inspektor i studentëve shqiptarë në Itali (në fakt ishte kryesekretar i përfaqësisë shqiptare në Romës-shënim) dhe i thotë këtij se kishte vendosur të vriste Esatin për të shpëtuar Shqipërinë, por i duheshin të hollat për shpenzimet e mëvonshme.

Në atë kohë kish ardhur nga Tirana në Roma një delegacion miks qeveritar-esatit, i cili ishte në udhëtim për në Paris, për të takuar Esatin.

Tefik Mborja e takon Bajram Fevzinë, anëtar i atij delegacioni, i kallëzon vendimin e Avniut për Esatin dhe B.Fevziu i jep fjalën se do t’i shkruajë Xhavit Leskovikut në Tiranë, duke përkrahur tezën e Avniu, ashtu edhe për ndihmë të hollash që ai do kishte nevojë.

Avniu zbret në Durrës më 5 maj 1920 me letrën e Bajram Fevziut për Xhavit Leskovikun dhe me letrën e Tefik Mborjes për Qazim Kokoshin. I furnizuar me mjetet e nevojshme dhe i përcjellë nga Tefik Mborja, Avniu niset për Paris dhe mbas disa ditësh kryen mision e tij, bash më çastin vendimtar, në çastin e kryengritjes së stilit të gjerë që kish përgatitur Esati”.

të fundit

Those who would applaud fear the stone-throwers,” Rama meets students and rectors in Bitola

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

11 minutes ago

Tragic accident in Italy, 31-year-old Albanian loses her life, three children injured

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…

11 minutes ago

Household debt rises by 118 percent, Alliance: citizens are surviving on overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

12 minutes ago

Rritet me 118 për qind borxhi i familjeve, Aleanca: Qytetarët po mbijetojnë me overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

15 minutes ago

Esat Ruka sjell në “E Diell” kujtimet e fëmijërisë dhe pasionin për muzikën që në moshën 5-vjeçare: “Mati ka më shumë shpirt sesa zëdhënie të shpirtit

Kulturologu dhe kantautori Esat Ruka ishte i ftuar në programin “Diell”, në Top Channel, në rubrikën “Galeri”, ku ndau me…

16 minutes ago

Sopoti zyrtarizon ndarjen nga trajneri Rraman Hallaçi pas disfatës me Korabin

Humbja e sotme ndaj Korabit të Peshkopisë në shtëpi, Kategoria e Parë, java e 11-të, nuk është “përtypur” dot nga…

21 minutes ago