Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi se shifrat reale të víktimave nga koronavirusi janë më të larta.
Sipas saj, kryeministri shfrytëzoi situatën e pandemisë për të grumbulluar më shumë pushtet dhe kurba u përgatit në zyrat e tij pa patur një bazë reale të statistikave.
“Pandemia është shfrytëzuar nga Edi Rama, për të mbledhur dhe grumbulluar më shumë pushtet në duart e tij, ndaj edhe kurba e të prekurve në Shqipëri është pa sens, pa logjikë, e vetmja kurbë e cila nuk mund të lexohet nga askush, eshtë një kurbë e përgatitur në zyren e Ramës, sepse ashtu do ti shërbej atij, ai është munduar të krijojë një situatë sureale në mendjen dhe kokën e shqiptarëve, në mënyrë që të shfrytzonte këtët situatë në duart e tij. Kjo kurbë nuk ka sens, sepse nuk ka një bazë statistikore reale”, tha Vokshi në një intervistë për emisionin “Në fokus”.
Deri tani, numri i viktímave në vendin tonë ka arritur në 33, por Vokshi shprehet se nuk është vërtetë kjo shifër. Ish-deputetja thekson se PD ka fakte që janë shumë raste, të cilat nuk janë raportuar nga qeveria, shkruan fax web.
“Unë nuk besoj në shifrat e MSH, pasi Rama, i përdor për qëllimet e veta. Edhe lidhur me raportimet e rasteve të vdékjes ka pasur shumë të pavërteta.
Janë deklaruar shumë persona në disa vende, si psh në Has, qe kane pasur shume te semure, që kanë humbur jetën dhe nuk janë raportuar fare, bazuar nga shenjat që kanë pasur.
Numri i personave është shumë herë më i madh se sa është deklaruar publikisht dhe zyrtarisht në Shqipëri. Edi Rama është munduar të mbaj çdo shifër të prodhuar në zyrat e tij dhe të shpërndarë nga MSH, për ta pasur të gjithë situatën e pandemisë për interesat e tij”, shtoi Vokshi
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…