Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia thotë se sistemi shëndetësor ndodhet në kolaps prej keqmenaxhimit të situatës nga qeveria Rama, duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit.
Ai poston në Facebook rastin e një një gazetareje, e cila kishte pasur babain sëmurë, por nuk ka marrë shërbim shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi nuk kishte tamponë për të vërtetuar problematikën e pacientit.
None found
Spahia nënvizon se e njëjta problematikë shfaqet edhe kur qytetarët telefonojnë në 127-ën, ku sipas tij personat me simptoma të dyshuara Covid lihen në pritje pa trajtim.
Spahia shton se “një problematikë e re është shfaqur me tamponët, të dyshuar se janë marrë nga Kina e që sipas burimeve japin rezultat fals negativ në 60% të rasteve, e provuar edhe nga njerëz pranë ministres së shëndetësisë, duke rënduar edhe më tej situatën e përhapjes së virusit!”
Reagimi i plotë
Dështimi i qeverisë me virusin Covid-19 ka cuar në kolaps të plotë shërbimin shëndetësor në të gjitha nivelet.
Ky rast i denoncuar nga një gazetare, prindi i së cilës nuk ka marrë dot shërbim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por është përcjellë në shtëpi në gjendje të rënduar shëndetësore, për shkak se qeveria ka ndërprerë shërbimet e mirëfillta specifike në këtë spital për pacientët që nuk kanë Covid!
Dhe po sipas eksperiencës së gazetares, “Shefqet Ndroqi” I kthyer në spital Covid nuk kishte tamponë për të vërtetuar problematikën e pacientit!!!
E njëjta situatë me 127-ën, ku personat me simptoma të dyshuara Covid lihen në pritje pa trajtim, e vetëm kur gjendja e tyre bëhet kritike, shtrohen në spital, atëherë kur mundësitë e rikuperimit janë tejet të ulëta!
Një problematikë e re është shfaqur me tamponët, të dyshuar se janë marrë nga Kina e që sipas burimeve japin rezultat fals negativ në 60% të rasteve, e provuar edhe nga njerëz pranë ministres së shëndetësisë, duke rënduar edhe më tej situatën e përhapjes së virusit!
Dukshëm ka mungesa të theksuara në të gjitha drejtimet: nga testet, kapacitetet testuese, mjetet mbrojtëse për personelin shëndetësor, infrastrukturë, aparatura e kapacitete njerëzore të specializuara!
Eshtë skandaloze sjellja e qeverisë në këtë situatë: në vend që të ndërhyhet dhe shpejt madje, kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë investohen disa herë në ditë me video e mesazhe propagande duke mashtruar, mbajtur të fshehtë situatën në kolaps të plotë, ndërkohë që qytetarët janë të abandonuar krejtësisht në mëshirë të fatit!
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…