Categories: Uncategorized

Ish-deputeti shpërthen në ofendime ndaj Ramës: O hajdut ordiner, i pështirë!

Përmes një reagimi të ashpër kundër Ramës, ish-deputeti Boçi akuzon kryeministrin se “në bashkëpunim me zullapët, satrapët, trafikantët, delenxhilerët, bandat kriminale, gjushët, gjiknurët, ballat, grabit e vjedh votat, bizneset e shqiptarët”.

Postimi i plotë i Boçit:

VOTAT NUK I VJEDH MËSUESI, I VJEDH TI KLOUN!

Nga gjysmaparlamenti, gjysmagjeli Ramë, duke u spërdredhur për frikën nga koalicionet, ka akuzuar opozitën se mospranimi pres saj i administratës e mësuesve në procesin zgjedhor, na u përktheka në akuzë për hajdutë!!!???

Sa bukur të dëgjosh hajdutin tek akuzon!?
Jo mor zoti Kloun jo!!!

Opozita nuk ka akuzuar në asnjë moment mësuesit.
Qartë, me prova, me fakte, me përgjime, me Bild e pa Bild, ne, e jo vetëm ne, të akuzojmë ty publikisht: Ke qenë, je dhe mbetesh një hajdut ordiner, i pështirë e serial votash.
Mos u fshih më kot pas emrit të nderuar të mësuesit që ti me ministreshat e tua skandaloze, ke tetë vite që e frustron, e keqtrajton, e dhunon, e denigron dhe e tërheq zvarrë politikisht.
Që je hajdut votash me damkë, këtë e dinë të gjithë shqiptarët e qeshin me ty tek merr pozën e të qashtrit.

Madje ta ka qëndisur shqip, saktë, prerë, sot dhe Evropa.
Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), e cila funksionon në kuadër të Bashkimit Europian, ta thotë troç:
“Organizatat kriminale kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar agjencitë e zbatimit të ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë.

Forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Shpërndarja e të ardhurave nga bizneset përmes gjobave ose ‘mbrojtja’ nga bandat e tjera, mbështetja për kandidatët politikë ose frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje, prishja e mitingjeve të partive opozitare, manipulimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera, mbizotëruan,”

Hapi sytë zoti Klloun e lexoje mirë:

Ti në bashkëpunim me zullapët, satrapët, trafikantët, delenxhilerët, bandat kriminale, gjushët, gjiknurët, ballat, grabit e vjedh votat, bizneset e shqiptarët.
Boll u spërdrodhe, u tunde e u shkunde.
Bëj dhe ca kohë kllounadën e parlamentit pa zë dhe dinjitet e argëtohu me xholat e tu!

Ti e di mirë që të ka mbërritur fundi, KLOUN!

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago