Categories: Uncategorized

Ish-deputeti paralajmëron kolaps: Ndryshoni strategji, jemi vonë

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka bërë një status ku ka nxjerrë në pah sipas tij një problem në mënyrën sesi po menaxhohet koronavisuri në vend.

Ai tregon historinë me një zonjë që dyshohej se ishte me koronavirus dhe që nuk kishte mundur të merrte trajtim nga strukturat. Shehu nënvizon se qeveria duhet ta shohë urgjente futjen në lojë të mjekut të familjes për të evituar më të keqen.

Të lidhura

None found

Postimi i Tritan Shehut

Nje rast per te ilustruar pa efekshmerine e rrezikun e kesaj “strategjie”.

Dje u ndodha perballe ankesave shendetesore te nje zonje, ankesa qe me bene te dyshoja per nje infektim te mundshem me ate virus dhe nga fakti se zonja ne fjale deri para disa ditesh, per aresye te punes se saj, kishte pasur kontakte te aferta me shume italiane.

Ajo punonjese kishte telefonuar nje dite me pare tek 127, i kishte shpjeguar gjendjen, por pergjigja kishte qene, ata nuk mund ta asistonin per shkak te listes shume te gjate te kerkesave qe kishin e sepse ajo nuk mund te vertetonte nese ndonje nga italianet ishte i kontaminuar!!!!!

Per cudine time nuk ju dha as edhe ndonje keshille per te kontaktuar mjekun e familjes, jo te mendohej se vete 127 ta bente kete lidhje te domosdoshme!

Ne keto kushte une vete si mjek i telefonova drejtuesve te larte te atij sektori, i shpreha dyshimet e mia, qe shpresoj mos te konfirmohen.

Ne fakt ajo u kontaktua nga 127 mbas kesaj, por pergjigja ishte e njejte, ”mjekohu ne menyre simptomatike ne shtepi se nuk kemi mundesi te dergojme specialist”, perseri asnje lidhje me mjekun e familjes.

Tashme si kjo zonje ka me mijera qytetare, do kete shume me teper ne ditet qe vijne, ndersa sistemi i konceptuar ne menyre paradoksale po futet ne kolaps edhe sepse ka lene jashte loje mjekun e familjes e kujdesin paresor.

Imagjinoni kur ky sistem nuk asiston apo kordinon dot edhe ne qender te Tiranes ku banon ajo zonje, se si mund t’i asistoje keshtu pacientet 127-ta ne qendrat e largeta, ne Vermosh a Cepo, ne Dumre…

Ndryshoni “strategjine”, vendosni mjekun e familjes ne rolin e tij, jemi shume vone e te pa pregatitur, jo per “panik” kjo, por per te evituar me te keqen.

të fundit

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

5 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

5 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

5 hours ago

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…

5 hours ago

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore

Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…

6 hours ago

Aksident fatal në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…

6 hours ago