Categories: Uncategorized

Ish-demokratja e flaktë ia thotë hapur Bashës: Ma ke tradhtuar besimin!

Ish-kryetarja e AMA-s dhe njëkohësisht ish mbështetësja e Lulzim Bashës deri në vitin 2017, Endira Bushati, ka folur rreth aktualitetit politik si e ftuar në ekranin e Faxnews në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”.

Bushati ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj kryedemokratit Basha duke thënë se megjithëse qeverisjes së dështuar të Edi Ramës, Basha e ka të vështirë të fitoj. Sipas saj një njëri që humbjet i shet si fitore e ka të pamundur të fitoj realisht.

Të lidhura

None found

“Është e vërtetë që deri në vitin 2017 kam qenë një mbështetëse e flakt e Lulzim Bashës. Që pas daljes së rezultateve te zgjedhjeve të vitit 2017 jam kthyer kundër tij. Kur një kryetar humbet më thellë se zgjedhjet paraardhëse dhe me një list personale të tij , atëherë duhet të dorëhiqet.

Unë jap mendimin tim, në fund është një provë që e mbështet mendimin tim, dhe prova e radhës janë zgjedhjet e vitit 2021. Shenjat më duket se më japin të drejtë për shkërmoqjen e PD-së. Zoti Basha ka folur për hapjen e PD-së.

Por çfarë do të thotë hapje? Do të thotë që ka qenë e mbyllur? Quhet hapje kur fton themelues të PD-së si Genc Ruli dhe Arben Imami, të cilët janë themeltarët e Pd-së, apo quhet hapje kur hapesh për shoqërinë.

Më trishton ajo që dëgjojë këto ditë, ti bësh opozitë qeverisjes së Edi ramës duhet të jetë diçka shumë e lehtë, pasi nuk kam parë kurrë në Shqipëri një dëshpërim kaq të madh të qytetarëve ndaj qeverisë.

Ajo pjesa e platformës ekonomike është diçka që godet, ka një shprehje italiane që thotë të fitosh të ndihmon të fitosh. Lulzim Basha e ka tradhëtuar elektoratin e djathtë. Njerëzit dëgjojnë por nuk besojnë, dhe kur ka një mosbesim kaq të madh ndaj zotit Basha i fituar del zoti Rama.

Shpresoj te një ndryshim por besimi është i tradhtuar pasi Lulzim Basha dështoi të tregojë se është një lider perëndimor. Ka lider legjendar dhe nuk e kanë problem të rrethohen me figura mediokër, ka lider mediokër por që rrethohen me figura të forta. Lulzim Basha e ka të parën në mesatare dhe të dytën nën mesatare.”- tha Endira Bushati./faxweb

të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro, do të këmbehet me 90.5 lekë në blerje dhe 91.2 lekë në…

5 minutes ago

Çmimet në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Nëse ke 100 euro për të blerë produkte ushqimore në Tiranë, me të njëjtën shumë mund të blesh rreth 46%…

12 minutes ago

Notat e Kombëtares/ Asllani më i miri në fushë, Hysaj dhe Muçi plotësojnë “podiumin”

Kombëtarja shqiptare mori një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën…

22 minutes ago

Unsettled weather conditions / Weather forecast for November 13, 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.…

25 minutes ago

Assembly to resume session today, with vote on law governing Specialist Chambers expected

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi…

25 minutes ago

Klopp kërkon kohë për Gjermaninë: Po ecim në drejtimin e duhur

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka kërkuar më shumë durim për procesin e rindërtimit të Kombëtares, duke hedhur poshtë pretendimet…

28 minutes ago