Categories: Uncategorized

Ish-anëtari i Kryesisë së PS zbulon telefonatën me Ramën: Ku ka bir nëne…

Limoz Dizdari, ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste ka rrëfyer se para dy vitesh është kërcënuar, ndërsa për këto ngjarje i ka shkruar dhe kryeministrit Edi Rama disa letra. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, Dizdari tha se ndonëse Rama nuk i kishte kthyer përgjigje letrave të tij, ai e ka marrë në telefon.

Mjaft i revoltuar, ai tha se në PS nuk ka demokraci, e ndërsa për Ramën tha se ka të meta të mëdha. Ai sjell në fokus faktin se letra nuk i ka çuar vetëm Ramës, por edhe presidentit e kryetarit të Parlamentit. Shqetësimi i pasqyruar në letra, është kërcënimi që ka marrë në Sarandë. Më tej e ka marrë kryeministri Rama në telefon ku i ka thënë: “ku ka bir nëne….”.

Cilës parti i përkisni ju? A jeni anëtar i PS?

Unë nuk jam anëtar i PS. Ndonëse ngelem një përfaqësues shumë i prerë i së majtës. Familja ime është e lidhur përjetësisht me këtë. Besoni se kjo është e majta që përfaqëson PS? I kam shkruar një letër kancelares Merkel, duke e falënderuar për 9 pikat që sjell si detyra shtëpie për Shqipërinë, ndërsa kam sjellë në fokus dhe një këngë popullore shqiptare.

Dje u bë publike një letër nga socialistë të vjetër..

Maqo Lakrori është marrë me këtë letër. Ai më telefonoi dhe më kërkoi të prononcohesha. E quajta një nismë të përgjegjshme, por pa ndonjë fryt.

Në Kongres thanë se do ta diskutonin me dyert të mbyllura..

Po pse duhet ta bëjnë me dyer të mbyllura? Në PS nuk ka demokraci. A ka parti Socialiste? Se këta nuk janë ata të PS. Unë se pranoj që të thonë; ne gratë e PS do bëjmë transformime. Kjo nuk është e drejtë. Pse gratë demokrate janë të këqija.

Çfarë mendoni sot për Edi Ramën si kryeministër?

Si kryeministër ka të meta të mëdha. I kam shkuar shumë letra Edi Ramës, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. I kam çuar 8-9 letra. Dhe presidentit i kam shkruar, dhe kryetarit të Parlamentit. Pse iku Shkëlqim Cani dhe u zëvendësua me një mësuese të anglishtes. Janë përbaltur të gjithë këta. Mendimin e specializuar duhet ta dëgjojë kryeministri.

Çfarë shqetësimesh keni ngritur në letra?

Më kërcënuan mua në Sarandë sot e dy vite më parë. Më kërcënuan njerëz të interesuar që të më heqin që andej. Me mori kryeministri në telefon dhe më tha; “ku ka bir nëne….” dhe ca fjalë të tjera. Mendova me vete: “Të të vijë turp. Të më thotë mua djali i mikut tim Kristaq Rama kështu”. Ai pretendon që unë nuk trembesha dhe më tha që ai do të më mbronte/News24

të fundit

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

20 minutes ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

47 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

1 hour ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

2 hours ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

3 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago