Një grup prej 20 gazetarësh, redaktorësh dhe ekspertësh të medias morën pjesë në një fushatë publike ndërgjegjësimi për të dërguar te publiku mesazhe për rolin e gazetarëve dhe sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë në punën e tyre.
Mesazhet përqendrohen te gazetaria investigative, transparenca dhe financimi i mediave, prirjet e dezinformimit, interesi publik në gazetari, teknologjia dhe informacioni, etj.
Fushata përpiqet të ndërgjegjësojë qytetarët për atë që ka me të vërtetë rëndësi në profesionin e gazetarit dhe mënyrën se si ky profesion ndikon te shoqëria.
Mesazhet janë ndërtuar si ura të thjeshta komunikimi nga gazetarët dhe profesionistët e medias drejt publikut, duke prekur tema të tilla si cili është roli i gazetarëve në shoqëri, për çfarë shërben gazetaria, si të ankohemi për mungesën e etikës në media, çfarë është një intervistë e mirë, si na ndikon teknologjia në informacion e të tjera çështje të ngjashme.
Mediat dhe gazetarët kudo në botë po bien pre e sulmeve verbale nga politika apo aktorë të tjerë, me dhe pa të drejtë.
Besimi i publikut te gazetarët po lëkundet dita ditës.
Kjo fushatë ndërgjegjësimi përpiqet të rivendosë një marrëdhënie besimi dhe dialogimi mes medias dhe qytetarëve, duke u mbështetur te profesionistë të medias dhe te përvoja e tyre e përditshme në këtë profesion.
Fushata është përgatitur nga Instituti Shqiptar i Medias, si pjesë e një fushate rajonale për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mediave të lira dhe profesionale.
Fushata është pjesë e projektit “Media për qytetarët – Qytetarët për Median” që po zbatohet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Videot dhe mesazhet mund të shihen në faqen e Facebook të Institutit Shqiptar të Medias: https://www.facebook.com/albanianmediainstitute/
Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje, duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve për…
Sot, më 4 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…
Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…