Një infermier 41-vjeçar shqiptar me iniciale D.R, që banonte në Boltiere (Bergamo) vodhi ATM-në nga një pacient 66-vjeçar i prekur nga Covid.
Me ndihmën e të dashurës së tij 21-vjeçare, P.D, ai i zbrazi llogarinë rrjedhëse të burrit që humbi jetën rreth një muaj, pasi ishte shtruar në spital, duke tërhequr dhe shpenzuar 6 mijë euro brenda disa javësh.
Sipas asaj që raportohet nga “primatreviglio.it”, faktet datojnë në 13 Mars, kur 66 vjeçari, nga Cividate al Piano (Bergamo), ishte dërguar në dhomën e urgjencës me simptoma tipike të koronavirusit.
Ngjarja u raportua edhe nga Tgcom.it dhe thuajse të gjitha mediat italiane.
Në atë moment infermieri në detyrë do t’i merrte portofolin si dhe të dhënat e kartës bankare. Më pas, më 18 mars, i moshuari transferohet në kujdesin intensiv, por vdiq më 14 Prill.
Pas një kohe të shkurtër, 41-vjeçari dhe e fejuara e tij i thanë llogarinë burrit të moshuar, duke i tërhequr paratë që kishte depozituar në bankë, të cilat i shpenzuan duke bërë blerje. Familjarët e të ndjerit bëhen të vetëdijshëm për lëvizjet e dyshimta dhe paraqesin një ankesë në policinë e Bergamos.
Në përfundim të hetimit, më 4 gusht, policia lokale shkoi në shtëpinë e dy të dyshuarve: 21-vjeçarja ishte e pranishme, ndërsa 41-vjeçari u përpoq të shpëtonte, por edhe ai u arrestua. “Një aferë e shëmtuar, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të paarmatosur”, komentoi shefi i policisë së Romano di Lombardia Arcangelo Di Nardo.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…