Categories: Uncategorized

Ilir Meta: Nuk jam si Monika, ja historia ime me Ramën

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në “Aktualitet” me moderatorin Bejdo Malo mbi raportet me kryeministrin Edi Rama duke u gjendur përballë dy alternativave, konflitit të vazhdueshëm për çështje kushtetuese, si dhe mundësinë e një marrëveshjeje apo bashkëpunimi me të sërish.

Meta tha se, ndryshe nga Monika Kryemadhi, ai nuk mban inate personale, ndërsa kujtoi edhe marrëdhëniet 20-vjeçare me Ramën që ai i konsideron të çuditshme.

Të lidhura

None found

Kreu i Shtetit tha se asgjë nuk e ka pasur personale me të (Ramën) por për mospërputhje interpretimesh ligjore, kushtetuese dhe në interes të vendit e të shoqërisë, shkruan fax news.

Për Teatrin, Meta tha se beson tek forca e drejtësisë, duke pohuar se Rama e ka betejën të humbur dhe kjo ishte arsyeja pse u nxitua, ndërsa shtoi se procesi do të vijojë deri në fund.

“Unë ndryshe nga Monika, në politikë nuk kam asgjë personale, dhe në jetën publike. Raporti im në çdo institucion, por raporti im është në planin institucional, kushteues, ligjor, kombëtar dhe publik. Raportet mia me kryeministrin dihet se kanë pasur ulje-ngritjet e tyre në këto 20 e ca vjet.

U bënë 20 vjet që ne kemi një histori tepër të cuditshme e cila ndër të tjera e ka si qëllim edhe marrjen mbrojtje të Teatrit përmes vendimit të qeverisë Meta për të mbrojtur gjithë qendrën historike të Tiranës edhe në atë kohë Rama ka qenë ministër i Kulturës.

Është një nga vendimet kryesore. I gjeni vlerësimet për Metën që ka bërë. Për fat të keq pas 20 vjetësh ai nuk ka thjesht një konflikt me zotin Meta, se për shkak të konfliktit që hyri me artistët e çova në Gjykatën Kushtetuese dhe i takonte vetëm asaj në mënyrën më shteruese t’i jepte fund këtij konflikti.

Nuk është se mund të zgjidhet në mënyrën më të drejtë, nëse nuk do isha i kënaqur do e çoja në Gjykatën Europiane, dhe kam besim se është 100% e drejtë. Janë shkelur shumë konventa për të bërë këtë të shëmtuar dhe të pabesë, ishte për shkak se specialistët që e dinin se në fund fare do ishte një çështje e humbur për ta dhe kështu do jetë sepse do të vijojë. Jam i bindur se drejtësia do triumfojë”, tha Meta.

të fundit

Milani synon Virgil van Dijk, Ibrahimovic e sheh si përforcimin ideal për mbrojtjen

Virgil van Dijk është shndërruar në ëndrrën e madhe të Milanit për përforcimin e repartit defensiv gjatë kësaj vere.Sipas raportimit…

2 minutes ago

Pas dështimit në Botërorin 2026, Gjermania ndërmerr hap të fortë ndaj Julian Nagelsmann

Julian NagelsmannGjermania e drejtuar nga trajneri Julian Nagelsmann nuk shkoi më shumë se faza e 1/32-ave në Kupën e Botës…

8 minutes ago

Paralajmërimi i meteorologes Tanja Porja: Korriku do jetë “përvëlues”, temperaturat pritet të kalojnë mbi 41 gradë celsius

Meteorologia e njohur Tanja Porja, gjatë një interviste në në Dita Jonë në A2 CNN, ka paralajmëruar se korriku do…

12 minutes ago

Aktivistja nga protesta para SPAK: “Albanian Files” është provë krimi, ligji u ndryshua me porosi dhe do të bëjmë kallëzim penal

Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme përpara ambienteve të SPAK, ku kanë njoftuar se do të dorëzojnë librin “Albanian Files”,…

16 minutes ago

Aidon Shehu drejt largimit nga Hull City, Panathinaikos pranë marrëveshjes për talentin kuqezi

Aidon ShehuAidon Shehu do të largohet nga Hull City dhe me gjasë, hapi i tij i radhës do të jetë…

19 minutes ago

Kurti njofton rritjen e pagës minimale në Kosovë në 500 euro

Kryeministri në detyrë Albin kurti ka njoftuar se paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro, duke e cilësuar…

20 minutes ago