“Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit. Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me rradhë…”
Në një kohë kur qeveria duket të ketë shkuar me pushime, dhe të lërë në mëshirë të fatit përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid 19 në vendin tonë, duket se ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, ka gjetur fajtorët e përhapjes së virusit.
None found
Postimi i plotë i Beqajt:
Lufta me Covid-19 është luftë në territor. Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit. Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me rradhë.
Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”. Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor. Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia.
Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit.
Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor. Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit. KOHA ËSHTË TANI!
Rusia ka rikthyer në tryezën e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë kërkesat e saj të vjetra ndaj NATO-s,…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se prodhimi industrial shënon tendenca pozitive, ndërsa qarkullimi në industri është rritur për më shumë…
Në prag të ndeshjes Bjellorusi – Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga C, ka folur në zonën e…
Ronaldinho po përgatitet për një rikthim të veçantë në futbollin aktiv, pasi ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën italiane…
Georges Mikautadze ka shprehur sërish dëshirën për të luajtur te Barcelona, duke zbuluar se gjiganti katalunas ka qenë skuadra e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka akuzuar klasën e vjetër politike se po përgatit pazarin e radhës përmes Reformës…