Policia e Durrësit ka arrestuar një person të shumë kërkuar gjatë ditës së djeshme në qytet.
Bëhet fjalë për një 41 vjeçar, të cilit fillimisht efektivët i kanë kërkuar lejen e lëvizjes në rrugë, por i shumë kërkuari është larguar me vrap duke ngjallur dyshimet e policisë.
None found
Pas kapjes nga policia u konstatua se bëhej fjalë për një person të dënuar me rreth 16 vite burg vepra të rënda penale si trafikim i fëmijëve apo falsifikim dokumentesh.
“Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Plazh, duke kontrolluar personat për autorizimin përkatës të lëvizjes, kanë ndaluar shtetasin Verjon Menaj, 41 vjeç, në lagjen nr. 13, Plazh dhe i kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes dhe dokumentin e identifikimit, por ai nuk ka pranuar te japë dokument identifikimi dhe është larguar me vrap.
Patrulla është vënë në ndjekje të tij dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimit e 41-vjeçarit në ambientet e Policisë”, bën me dije policia.
Njoftimi i policisë
I kërkuan autorizimin për lëvizjen, kundërshtoi urdhrin e Patrullës së Përgjithshme dhe largohet me vrap, por kapet gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.
Vihet në pranga 41-vjeçari, i cili ishte person i shpallur në kërkim, i dënuar me 15 vite burg, 10 muaj e 27 ditë burgim.
Po gjatë kontrolleve për autorizim për lëvizje, kapet dhe vihet në pranga edhe një tjetër person i shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje.
Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Plazh, duke kontrolluar personat për autorizimin përkatës të lëvizjes, kanë ndaluar shtetasin Verjon Menaj, 41 vjeç, në lagjen nr. 13, Plazh dhe i kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes dhe dokumentin e identifikimit, por ai nuk ka pranuar te japë dokument identifikimi dhe është larguar me vrap.
Patrulla është vënë në ndjekje të tij dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimit e 41-vjeçarit në ambientet e Policisë.
Gjatë verifikimit të gjeneraliteteve ka rezultuar se shtetasi Verjon Menaj ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.
Po gjatë patrullimeve dhe verifikimeve të personave që shkelin orarin e karantinës, Patrulla e Përgjithshme e Stacionit të Policisë Plazh ka kapur një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin I. P., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, më datë 10.04.2020, rreth orës 09:00 në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Durrës.
Disa persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë në qytetin Fagersta të Suedisë. [...]Read More...
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara tha se gërmimet në lokacionet e dyshuara për varrezat…
Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka përgatitur propozimin për shportë shkollore e cila pritet të marrë pëlqimin në seancën e…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se deri në orën 14:00 të 21 gushtit janë regjistruar 16 vatra zjarri…
Zjarri në Lufaj të Mirditës vijon të jetë aktiv dhe, për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë,…
B Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me…