Categories: Uncategorized

Ia hodhi! Deputeti i opozitës mposht me sukses COVID-19

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku pohon se ka rezultuar negativ në testin e fundit për COVID-19.

Të lidhura

None found

Ai shprehet se të rinjtë po tregohen të pakujdesshëm, teksa iu bën thirrje që të zbatojnë rregullat e vendosura nga ministria e Shëndetësisë, për t’u ruajtur nga Covid19.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq

Mbrëmë më kanë konfirmuar rezultatin negativ të testit pas dy javësh me Covid 19.

Ndjehem shumë mirë dhe gati për rikthim në normalitet.

Falenderoj Zotin për bekimet e Tij të panumërta si dhe mjekët, farmacisten time, miqtë e fqinjët që më mbështetën gjatë kësaj periudhe izolimi.

Kam kuptuar gjatë këtyre ditëve se për rreth 80% të njerëzve, frika nga ky virus është amplifikuar falë një vale histerie e lajmesh të rreme që qarkullojnë lart e poshtë.

Ndaj larg panikut, larg lajmeve të rreme, POR ama kujdes maksimal brenda kufijve të llogjikës së shëndoshë njerëzore.

Të rinjtë në veçanti po vazhdojnë të tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid 19 do disa ditë që të inkubohet në trup përpara se t’ia transmetojnë atë të moshuarve që kanë në shtëpi.

Edhe pse shumica me shumë gjasa do e kalojnë lehtë, 20% e njerëzve do rrezikojnë jetën ose do përfundojnë me komplikacione.

Dhe në kushtet e një vendi si Shqipëria me sistem shëndetësor modest, kujdesi ynë ndaj të tjerëve do ishte një ndihmë e madhe për ekipet mjekësore te tejngarkuara prej rasteve të rënduara nëpër spitale.

Ripërsëris për të gjithë miqtë e mi:

Mos frekuentoni ambjente të mbyllura publike pa maskë.

Lani duart sa më shpesh.

Evitoni në maksimum kontaktet fizike, veçanërisht me të moshuarit.

Nëse ndjeni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të izoloheni menjëherë e të kërkoni kryerjen e tamponit.

të fundit

Kamberi debuton ndaj Izraelit: Krenar për momentin, por i zhgënjyer me barazimin

Lindrit Kamberi ka debutuar me fanellën e Kosovës në barazimin 0-0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të…

3 minutes ago

Asllani i zhgënjyer nga 0-0 me Izraelin: Ndaj Irlandës synojmë vetëm fitoren

Sulmuesi Fisnik Asllani thotë se Kosova duhet t’i kërkojë vetëm pikët e plota me Irlandën, ndërsa është i dëshpëruar me…

9 minutes ago

Vojvoda pas barazimit ndaj Izraelit: Krijuam raste, por nuk shënuam

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është shprehur i dëshpëruar pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, duke theksuar se…

15 minutes ago

Foda: Humbëm mundësinë për të shfrytëzuar rastet

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i zhgënjyer për rastet që nuk i shfrytëzoi skuadra sidomos në pjesën e…

21 minutes ago

Majko, Braçe dhe Xhafaj kundërshtojnë kërkesën e Ramës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste ka shkaktuar kundërshti brenda…

23 minutes ago

Në një shkollë të mesme në Tetovë, policia ndalon 15-vjeçarin me pistoletë “Zoraki 918-G

Një 15-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria në një shkollë të mesme, pasi gjatë kontrollit policor te ai është…

25 minutes ago