Categories: Uncategorized

I zbërtheu dëshmitari: Katër vrasjet në dy muaj, të lidhura me grabitjen e bujshme në Rinas

Zbulohet organizatori i vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje e ndodhur më datë 27 prill të këtij viti.

Sipas Prokurorisë, autorë të kësaj ngjarjeje janë Talo Çela nga Elbasani (i vetmi që nuk është arrestuar nga grabitja e Rinasit), Nuredin Dumani nga Kavaja, Altin Ndoci dhe Klevis Alla.

Të lidhura

None found

Ky i fundit është edhe personi që ka zbardhur jo vetëm identitetet e autorëve, por edhe dinamikën e krimit.

Tashmë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, të cilët në bashkëpunim me Allën dhe Ndocin janë ekzekutorët e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më datë 27 prill, si dhe në 2 mars ndaj Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiaj.

Sipas organit të akuzës në Durrës, i cili tashmë dosjen e ka kaluar në SPAK, Nuredin Dumani dhe Talo Çela janë dy qitësit në vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia. Dumani u arrestua më herët për “Shfrytëzim prostitucioni”, por u lirua pasi nuk u provua akuza e ngritur ndaj tij.

MOTIVI I KRIMIT

Katër vrasjet e ndodhura në mars dhe prill të këtij viti në Durrës dyshohet se kanë për motiv humbjen e një sasie të konsiderueshme parash, të cilat u vodhën në grabitjen e Rinasit nga Talo Cela dhe Admir Murataj e bashkëpunëtorët e tyre.

Mësohet se Talo Cela ka lënë një sasi të madhe parash nga ato të vjedhurat në ruajtje te vëllezërit Haxhia.

Sipas dëshmisë së Klevis Allës, që mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Çela ka pasur një konflikt me viktimat, të cilëve u kishte lënë në ruajtje shumën e parave që nuk ia kishin kthyer.

Burime pranë Prokurorisë së Durrësit bënë të ditur se vëllezërit Haxhia pretendonin se shuma e parave ishte grabitur në servisin e tyre, pas një vjedhjeje që kishte ndodhur në janar të këtij viti.

Por me sa duket, një alibi të tillë nuk e ka besuar Talo Çela, i cili, edhe pse në arrati, ka filluar të bashkëpunojë me Nuredin Dumanin, Klevis Allën dhe Altin Ndocin, duke kryer vrasjen e dy vëllezërve Haxhia.

Ndërkohë, disa muaj para vrasjes së dy vëllezërve, sipas dëshmitarit Alla, ata të katërt kanë vrarë edhe dy persona në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdiajn, ku ende nuk dihet me saktësi se cili ka qenë motivi i këtij krimi.

Por dyshohet se këta të fundit kishin dijeni për vjedhjen e servisit të dy vëllezërve Haxhia, madje Talo Çela dyshonte se vëllezërit Haxhia kishin futur Shkozën dhe Avdiajn të vidhnin paratë që të justifikonin mungesën e tyre te Çela./panorama

të fundit

Ish-banorja e “BBVA 2” i jep fund beqarisë, modelja kurorëzon dashurinë e saj në martesë

Modelja shqiptare Jori Delli i ka dhënë fund beqarisë, e cila ka kurorëzuar dashurinë me reperin italian Fred De Palma,…

2 minutes ago

Valdeti: Zoti më ka falur një mbretëreshë që më jep forcë

Pas shfaqjes së klipit të debatit mes Akilit dhe Valdetit në shtëpinë e BBVK, ky i fundit ka folur për…

4 minutes ago

Akili kritikon Nichin: Është një “hero i dështuar” dhe ka nevojë për psikolog

Akili ka komentuar ashpër sjelljen e Nichit ndaj Antonetës, duke e quajtur atë “hero të dështuar”, “psikopat” dhe “pervers”. Ai…

4 minutes ago

Artjola Toska zbulon arsyen pse nuk organizoi dasmë: “Nuk kisha data

Këngëtari Luiz Ejlli ka pyetur me batuta këngëtaren Artjola Toska, se përse nuk ka organizuar një dasmë për veten, ndërkohë…

4 minutes ago

Murder of Arlinda Zekaj: four more arrested, from suspected collusion to institutional accountability

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt ka marrë zhvillime të reja, pasi në kuadër të hetimeve janë arrestuar edhe katër…

8 minutes ago

Student Movement appeals to the Venice Commission: Our rights are not negotiable

Lëvizja Studentore, e mbështetur nga ekspertë juridikë dhe profesorë universitarë, ka shprehur shqetësimin lidhur me përfshirjen e Komisionit të Venecias…

8 minutes ago