Categories: Uncategorized

I vranë vajzën në Francë, apeli i nënës shqiptare

Pas lajmit të kobshëm se vajza e saj Brunilda Sadushi u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës, e ëma, Fatimja ka një lutje për shtetin.

“I lutem qeverise, Edi Ramës, kujtdo që ka fëmijë si unë, të më japin dorë që të sjell trupin e vajzës në Shqipëri”.

Të lidhura

None found

Zemra e saj ruan bisedën e fundit më të bijën dhe lajmin se do të ritakoheshin pas 7 vitesh larg.

“Mua më ka marri malli mami tha dhe dua të zbres për Vitin e Ri poshtë. Që atëherë ajo nuk më ka marrë më brenda këtyre 15 vitesh”.

Prej vitesh 56-vjeçarja kujdeset për të 2 djemtë e Brunildës, që jetojnë në Berat. Nga mendja nuk ndan dot as Leonardon, nipin 3 vjeçar, që pas vdekjes së Brunildës, ndodhet nën kujdesin e shtetit francez.

“I lutem qeverisë të verë dorën në zemër për fëmijët e vajzës që nuk kanë asnjë të ardhur”.

37-vjeçarja Brunilda Sadushi u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes, në një park afër qytetit të Kanës. Trupi i saj ishte i djegur pjesërisht.

Policia franceze arrestoi të premten një 28-vjeçar nga Kana si autor të këtij krimi makabër. Ai rrëfeu hetuesve se e ka mbytur 37-vjeçaren pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij./klan

të fundit

Kalendari i xhiros së 11-të të Superligës, derbi Prishtinë-Drita të dielën në Hajvali

Pesë ndeshje në program dhe vëmendja e përqendruar te përballja mes Prishtinës dhe Dritës. Xhiroja e 11-të e Albi Mall…

5 minutes ago

Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Roëan largohen nga mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë

Dy avokate që ishin pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Dhomat e Specializuara…

11 minutes ago

PSG-ja përballet me rrezikun e ndëshkimit nga UEFA pas koreografisë kundër Barcelonës

PSG-ja rrezikon të ndëshkohet nga UEFA pas koreografisë kontroverse të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Barcelonës, të fituar 4-2…

13 minutes ago

Apeli cakton orë të re për seancën e çështjes së vrasjes së Liridona Ademajt

Gjykata e Apelit njoftoi se seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e caktuar për 29 tetor…

15 minutes ago

Juventusi planifikon të ardhme të madhe për Arman Durimishin, Shqipëria shpreson te talenti shqiptar

Arman DurmishiVetëm 18 vjeç, por Arman Durimishi po bind gjithmonë e më shumë te Juventusi [...]Read More...

17 minutes ago

A po kthehet vëmendja e Uashingtonit te dialogu Kosovë–Serbi dhe a do të shoqërohet me presion të vërtetë ndaj Beogradit për ta njohur Kosovën?

Pas një periudhe të gjatë ngecjeje, dialogu Kosovë–Serbi po rikthehet në vëmendjen e OKB-së dhe të SHBA-së, duke ngritur pritshmëri…

18 minutes ago