Categories: Uncategorized

I vodhi makinën kushërirës dhe do i vinte flakën, kapet 40 vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi i ka vjedhur makinën një të afërmes së tij.

Në vendin e quajtur “Casa Italia”, rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme, në një parkim ishte vjedhur automjeti në pronësi të shtetases B. Gj..

Nga pamjet filmike, u bë i mundur identifikimi i autorit dhe pas disa orësh kërkim u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 40 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas u kap në tentativë për ta djegur mjetin, pasi e kishte lyer me lëndë djegëse (benzinë), por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i djegies së mjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, për veprime të mëtejshme hetimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

të fundit

FORMACIONI ZYRTAR/ Sylvinho i suprizon të gjithë, ndryshime nga porta, në mbrojtje e deri në sulm

Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Gjibraltarin në transfertë, në kuadër të një sfide miqësore. Ndeshja që do të…

6 minutes ago

Bota e modës në zi! Kush ishte Giorgio Armani që la pas një trashëgimi miliarda dollarëshe

Një ndër ikonat e industrisë botërore të modës, Giorgio Armani ka ndërruar jetë ditën e sotme. Italiani që ndryshoi konceptin…

28 minutes ago

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj “kunja” njëri- tjetrit në rrjetet sociale, çfarë po ndodh mes ish çiftit

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj nuk folën kurrë për ndarjen e tyre por tashmë janë duke komunikuar me njëri tjetrin…

47 minutes ago

Ushtria e Kosovës pjesë e ushtrimit të NATO-s në Gjermani

Me ftesë të ushtrisë amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar ushtrimit të përbashkët ushtarak “Saber Junction…

50 minutes ago

Tërmeti në Afganistan/ Rëndohet bilanci, shkon në 2.205 numri i viktimave

Qindra trupa të pajetë, janë nxjerrë nga shtëpitë e rrënuara si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Afganistan javën e…

1 hour ago

Ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare Giorgio Armani

Shtëpia e modës Armani ka bërë të ditur të enjten se stilisti i madh italian, Giorgio Armani, ka ndërruar jetë.…

1 hour ago