Categories: Uncategorized

I vlerësojnë gabim dëmet e tërmetit, 73-vjeçarja ngel në qiell të hapur

Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.

Meme Kajmaku, nga Ishmi i Durrësit, u ankua në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” se vlerësuesit e dëmeve ia kanë nxjerrë shtëpinë pjesërisht të banueshme. Ndërkohë, shtëpia e saj është shkatërruar. Një nga muret e shtëpisë ka rënë, muret dhe çatia janë shkatërruar. Por, sërish në letra rezulton se shtëpia është e banueshme dhe e riparueshme.

E moshuara thotë se jeton në këtë shtëpi e vetme. “Kam fëmijët, po kanë hallet e tyre. Shtëpia është e shkatërruar plotësisht si e shihni, po kanë ardhur këto grupet dhe e kanë nxjerrë si të banueshme pjesërisht. Nuk e di si e kanë bërë, po shtëpia duket që është e shkatërruar. Një faqe muri ka rënë plotësisht, çatia është çarë. Muret po ashtu” thotë ajo, ndërsa shton se i ka shkuar policia dhe i ka thënë që të mos jetojë në atë shtëpi se rrezikon jetën. “Kam nevojë për një shtëpi të vogël, edhe 1+1, me një banjo jam e kënaqur, të kaloj pleqërinë” thotë ajo.

Në momentin që grupi i xhirimit shkoi te banesa e zonjës Meme Kajmaku, në atë zonë ishte edhe një grup vlerësimi nga Instituti i Ndërtimit dhe nga Inspektoriati i Ndërtimit. Gazetarët pyetën punonjësit nëse banesa është në listën e tyre, pasi ata kanë vetëm banesat që janë shkatërruar plotësisht dhe kanë nevojë për shembje që të fillojë procesi i rindërtimit. Një nga punonjësit na thotë se shtëpia duket që është e shkatërruar dhe nuk e di si ka dalë DS3. Sipas tij, kjo shtëpi është DS5 (e pabanueshme dhe duhet të shkatërrohet).

Fiks Fare u interesua edhe në Njësinë Administrative Ishëm, ku administratori Kadri Gjyli thotë se vlerësimi i parë është bërë nga grupet paraprake, që kanë qenë në atë kohë nga Kadastra dhe OSHEE. Gjyli pohon se në sistem ka dalë DS3, pra që ka nevojë për riparime, ndërkohë saktëson se në realitet shtëpia është DS5 dhe duhet të shkatërrohet. Administratori pohon se nuk e di se i kujt ka qenë gabimi, por pas interesimit të Fiks Fare dhe të ankesës së zonjës Meme, problemi do të zgjidhet./tch

të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

16 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

18 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

36 minutes ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

50 minutes ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

55 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

1 hour ago