Programi “Historia ime”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e nënës së dy fëmijëve. Jeta ka qenë tepër e vështirë për të dhe fëmijët sepse bashkëshorti i saj në moshën 37-vjeçare ndërron jetë.
Elsa Tasha tregoi në studio edhe për konfliktet e vazhdueshme me familjen e bashkëshortit të ndjerë. Konfliktet mes tyre kanë qenë të pranishme edhe kur burri i saj ishte gjallë dhe ato u bënë shkak që ata të merrnin vendimin që të largoheshin nga shtëpia e tyre në Dibër dhe të merrnin shtëpi me qera në Durrës.
Pavarësisht se vjehrri ia la shtëpinë me testament burrit të saj, vjehrra dhe kunati nuk e lejojnë të hyjë brenda. Sipas saj, ata e kanë kërcënuar dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve.
Në një lidhje telefonike në studio, kunati i saj Neki Tasha u shpreh se ai nuk ka lidhje, por është nëna e tij, ajo që nuk pranon që Elsa të kthehet në shtëpi.
Mirela Milori: Shtëpia e cila i përket me testament, e lejoni zonjën Elsa dhe fëmijët e saj që të hyjnë në shtëpinë që i ka lënë vjehrri, babai juaj?
Neki Tasha: Ajo s’ka ndenjur fare, ajo iku.
Elsa Tasha: Kam ikur bashkë me burrin, nuk kam ikur mbas vdekjes, kam ikur një muaj përpara.
Neki Tasha: Burri vdiq përpara, ajo iku mbrapa.
Elsa Tasha: Burri ka ikur në muajin Prill, unë kam ikur në Maj.
Neki Tasha: E di unë, nuk e dini ju. Kur vdiq vëllai iku ajo.
Mirela Milori: Por me ligj nëse testamentin ia ka lënë vjehrri, me ligj ajo pronë që i takonte vëllait tuaj, automatikissht i kalon bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Pra nuk ka rëndësi se kur ka ikur Elsa nga shtëpia.
Neki Tasha: Sikur të jetë ligji, më vjen keq. Le të veptojë ligji.
Mirela Milori: Ky është ligji!
Neki Tasha: E kam nënën gjallë unë këtu.
Mirela Milori: Ju e lejoni të vijë në shtëpi?
Neki Tasha: Oj zonjë, unë kam nënën gjallë.
Mirela Milori: Po aty ku është dhe nëna të vijnë dhe këta. E lejoni ju të vijë, për pushime në verë ose në dimër?
Elsa Tasha: Jo dua të rikthehem të jetoj atje!
Neki Tasha: Ajo ka ikur.
Mirela Milori: Zonja ngre pretendimin që nuk e keni lejuar, madje e keni dhunuar. Është e vërtetë çfarë thotë Elsa apo gënjen Elsa?
Neki Tasha: Nuk është e vërtetë, nuk e lejon nëna, jo unë.
Mirela Milori: Ti mund të ndikosh tek nëna që Elsa të hyjë në shtëpi. Mund të gjendet gjuha për këtë?
Neki Tasha: I kam thënë, por nuk dëgjon, vetëm kur të vdes unë thotë po.
Mirela Milori: Keni ushtruar dhunë ndaj Elsës dhe fëmijëve të Elsës? Është ushtruar dhunë fizike nga ju, nëna juaj dhe fëmijët tuaj ndaj Elsës?
Neki Tasha: Në asnjë mënyrë!/tvklan.al
Shqipëria nuk ka ende një plan gatishmërie, për të garantuar sigurinë energjetike sipas parimeve që përcaktojnë direktivat e Bashkimit Europian.…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro, do…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
Dashi Do jeni gjithë ditës me humor të mire sot dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri te vogël…
Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë…
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që…