Klientët e një lokali që gjendet pranë Liqenit të Farkës përfunduan në polici, për të dëshmuar për një sherr masiv. Atje janë pyetur jo vetëm për sjelljen e njerëzve, por edhe të kafshëve që ishin shkaktarë të ndezjes së gjakrave. Siç njoftojnë burime zyrtare rrëmuja u shkaktua nga qeni i shtetases O.M.
Vajza po pinte kafen e mbrëmjes kur qeni u shkëput egërsisht. Ajo rrëfen në komisariatin numër 1: “Qeni pa një mace në lokalin ngjitur, më iku nga duart dhe hyri në lokalin tjetër”. Por kur macja i shpëtoi, shtetasi A.K. njëri nga klientët, shton për policinë: “Qeni vrapoi pas lepujve, fëmijët u trembën, ime bijë katër vjeçe u rrëzua dhe dëmtoi gjurin”.
None found
Në këtë situatë kaotike, teksa prindërit shanin qenin, pronari i lokalit filloi ta godiste me shkelm kafshën dhe kur aty mbërriti e zonja, palët filluan të ofendohen e të shahen.
Sipas burimeve, për të zgjidhur rrëmujën njëri nga klientët njoftoi policinë, tek e cila vajza O.M. kallëzoi shtetasin F.B. se i dëmtoi qenin duke e qëlluar dy-tre herë dhe se atë e kishte ofenduar. Pronari njëkohësisht kallëzon të renë për rrezikimin e jetës së lepujve dhe të fëmijëve. Ai dëshmon se po mbante mbesën një vjeçe kur qetësia u shemb nga të lehurat e një qeni.
“Kur qeni hyri i kërkova me kulturë të zonjës ta administronte, por qeni nuk i bindej. Qeni hyri brenda ku kishte shumë fëmijë, disa prej tyre po ushqenin lepujt, kapi dy lepuj, pastaj të tretin që është gati për të ngordhur”, dëshmon ai në polici.
Policia për të mbajtur shënim çdo detaj i shoqëroi të gjithë në stacionin policor të Farkës ku i shpëtuan verifikimeve kafshët dhe të miturit. Kamerieri deklaron se dëgjoi zonjën qe shante pronarin pasi i ishte dëmtuar qeni. L.S., klient, deklaron: “Vajza hyri dhe pasi kapi qenin i hoqi nga goja lepurin. Pas këtij momenti pronari dhe zonja dolën në rrugë dhe shkëmbyen sharje”.
Pasi i ka dëgjuar të gjithë, policia deklaron për se të zonjën e qenit do ta referojë për t’u hetuar për “braktisje të kafshës së shoqërimit”, kurse pronarin për “kanosje”. /Gazeta Si
Jose Mourinho ka vendosur t’i japë Arda Gulerit liri të plotë në aspektin pozicional te Real Madridi, duke i mundësuar…
Alex Baena ka dalë në mbrojtje të Julian Alvarezit pas humbjes 2-1 të Atletico Madridit ndaj Barcelonës në “Metropolitano”, duke…
9 Nëntori shënon Ditën Botërore kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit, një datë që synon të kujtojë viktimat e regjimit nazist dhe…
Partia opozitare LSDM akuzon se kishte paralajmëruar për muaj të tërë për rastin e "Alta Banka", lidhjet e saj të…
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, pritet të rikthehet në drejtimin e skuadrës pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar të futbollit.…
Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…