Categories: Uncategorized

I shpallur në kërkim, Agim Kajmaku lëviz lirshëm nëpër Tiranë

Ish-kryebashkiaku në arrati i Vorës, Agim Kajmaku lëviz lirshëm në Tiranë dhe në Vorë. Ai është parë disa herë duke pirë kafe në një hotel në Vorë.

Pasi morën sinjalizim nga dy persona, pa lidhje me njëri-tjetrin, për praninë e Kajmakut në hotelin përkatës, Exit News e verifikoi në mënyrë të pavarur vërtetësinë e sinjalizimeve duke e parë Kajmakun të hyjë në këtë bar.

Kajmaku është parë gjithashtu një nga fundjavat e shkuara duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, i shoqëruar me një person tjetër.

Ai kishte veshur një kapele bejsbolli blu të errët dhe një xhaketë blu, me jakën e ngritur lart. Shoqëruesi i tij kishte veshur një xhup të kuq, me një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza. Fotografitë e mëposhtme me rezolucion të dobët janë bërë në këtë rast.

Pasi eci në një rrugë të populluar dhe të njohur, Kajmaku u fut në një bar-kafe. Exit News edhe në këtë rast verifikoi identitetin e tij.

Një dëshmitar ka raportuar për Exit News se për të ruajtur një profil të ulët dhe për të mos tërhequr vëmendjen, Kajmaku ka qarkulluar me një makinë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ku punon një nga të afërmit e tij.

Kajmaku është në kërkim që prej muajit nëntor, për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Ish-kryebashkiaku socialist nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

Ai është akuzuar gjithashtu për fallsifikim të vulës, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe vazhdim i detyrës pas dorëheqjes.

Policia dhe prokuroia shqiptare kanë deklaruar se nuk kanë mundur të gjejnë vend-ndodhjen e Kajmakut edhe pse Exit News arriti ta lokalizonte atë tre ditë rresht në qendër të qytetit.

të fundit

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

38 minutes ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

1 hour ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

2 hours ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

2 hours ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

3 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago