Policia greke ka goditur një rrjet prej 33 personash mes tyre dhe oficerë policie, të cilët pajisnin me karta identiteti dhe pashaporta greke të falsifikuara kriminelëve shqiptarë, në pritje të urdhër arresteve.
Sikurse raportojnë mediat greke, policia e vendit ka zbuluar se rrjeti ku ishin të përfshirë edhe oficerë grekë, lëshonte karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara kriminelëve shqiptarë.
None found
Raportohet se në këtë rrjet ishin të përfshirë gjithsej 33 persona, gjashtë oficerë policie, pesëmbëdhjetë individë grekë dhe 12 të huaj.
Oficerët e policisë që shërbenin në policinë e Atikës ngritën “fabrikën e falsifikimit” të kriminelëve shqiptarë nga dhjetori 2016 deri në mars 2018 dhe ishin aktivë në lëshimin e kartave të identitetit grek dhe pasaportave kriminelëve.
Tarifa për secilën letërnjoftim dhe pasaportë greke varionte nga 5 mijë deri në 40 mijë euro për secilin rast.
Hetimi zbuloi se oficerët e policisë kishin “pastruar” 12 raste të të huajve, tetë prej të cilëve ishin kapur nga policia dhe katër të tjerat ishin arrestuar nga autoritetet e huaja, në Francë, Spanjë, Bullgari dhe Holandë për përfshirje në organizata kriminale, trafik droge, plaçkitje dhe vjedhje, ndërsa të tjerët u arrestuan nga autoritetet greke dhe u dorëzuan autoriteteve italiane dhe moldave ndërsa ishin në pritje të urdhër-arresteve evropiane për trafik droge.
Kështu, me lëshimin e kartave të identitetit dhe pasaportave, pagëzoheshin qytetarë “grekë” dhe më pas ata lëviznin të lirë.
Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…