Një shqiptar është vënë në pranga nga policia greke. Kamerat kanë kapur momentin kur arma e shërbimit të një polici të ndërhyrjes së shpejtë, shkrepet pa dashje, gjatë tentativës së një 21-vjeçari shqiptar për t’i rrëmbyer armën e atij që po e arrestonte.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Katerinit në Greqinë veriore, mbas një sherri banal në sheshin qendror të Katerinit.
None found
Sipas policisë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë shkuan në zonë për të verifikuar një ngjarje dhe gjatë operacionit iu kërkua dy shqiptarëve dhe një greku të pranishëm në incident të tregonin se ç’dinin për ngjarjen.
Grupi i të rinjve reagoi negativisht, çka i detyroi agjentët e policisë të kërkojnë shoqërimin e tyre në rajon. 21-vjeçari shtyu dhe goditi policinë dhe në përleshje tentoi t’i rrëmbente një agjenti të policisë armën e shërbimit. Gjatë përplasjes, arma u shkreh gabimisht, duke shkaktuar panik.
Dy të rinjtë e tjerë u arrestuan nën akuzat e tentativës për lirim të të arrestuarit, ndërsa ndaj 21-vjeçarit u ngritën akuza të rënda si tentativë vrasje, tentative arratisje etj, të cilat pritet t’i kushtojnë atij shumë vite burg nëse gjykata e gjen atë fajtor.
Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke…
Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…
Një zhvlerësim prej disa miliardë eurosh i Porsche-s, biznesi i dobët në Kinë dhe kostot e ristrukturimit e çuan Volkswagen-in…
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…