Kryeministri Edi Rama, ndonëse konfirmoi sot “po-në” socialiste për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita brenda parlamentit, tha se megjithatë maxhoranca nuk ka pranuar çdo kërkesë të tyre dhe se kanë marrë përsipër të mbështesin deri në fund marrëveshjen me opozitën joparlamentare.
Në një intervistë për “Topchannel”, ku u pyet rreth deklaratës së Bashës, se Rama i kishte bërë një propozim për t’u bërë ky i fundit president e kryeopozitar kryeministër, kreu i qeverisë e mohoi një gjë të tillë.
None found
Ai shtoi se PD “duhet ta harrojë me kërcënime shantazhin që mund t’i sjellë prap probleme Shqipërisë”
Pjesë nga intervista:
Me pranimin e kërkesave të opozitës joparlamentare, mos vallë ja keni bërë me hile opozitës parlamentare?
Rama: Së pari ne nuk kemi rënë dakord me të gjitha kërkesat e opozitës parlamentare, ne kemi marrë përsipër dhe do ta mbështesim deri në fund marrëveshjen e me opozitën joparlamentare.
Kryeministër, kreu i PD, ngriti pretendimin se përmes disa lajmësve i keni bërë një ofertë që ai të jetë kryeministri ardhëm i vendit, ndërsa ju, në mbarim të mandatit President. E keni bërë këtë ofertë?
Rama: Më vjen keq kur politika bie në nivele të tilla, kjo është e pavërtetë. Unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë, mendoj se i duhet lënë popullit të zgjedhë edhe deputetë edh ese kush është kryeministri i radhës, ndaj me keqardhjen them që Basha duhet të mbajë anën e duhur të historisë e të jetë në anën e popullit dhe jo në barikadën ku arrihet deri në pikën që tregohen barcaleta të tilla.
Më vjen shumë keq që kur diskutohen lista, nëse janë të mbyllura, janë të mbyllura për të sjellë kriminelë në parlament, tani që unë them t’i hapim listat, i hapkam për të futur kriminelët në parlament.
Ju folët shumë pak sot sa i përket mospasjes së koalicioneve parazgjedhore, a do ta bëni këtë ndryshim kushtetues
Rama: Sa i përket procesit teknik se si do të implementohen ato që duhen shtuar, jo hequr nga marrëveshja e 5 qershorit është një proces i ekspertëve dhe vendimmarrësve e ekspertëve. Por ideja që Edi Rama po e bën këtë sepse i intereson vetë, është një ide që mund të funksionojë propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin.
Kryeministër, me plotësimin e kërkesave të opozitës brenda parlamentit, keni krijuar më shumë se hatërmbetje tek opozita jashtë parlamentit, gjithë kjo situatë, sipas jush, e fut e vendin në një krizë të re politike?
Uroj që opozita jashtëparlamentare dhe PD të kenë nxjerrë mësime e nga e kaluara dhe ta harrojë me kërcënime shantazhin që mund t’i sjellë prap probleme Shqipërisë, nuk shkon larg, përkundrazi shkon nga humbja në humbje. /tch
I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore…
Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…
Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…
Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…
Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…
Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…