Dy shtetas të huaj kanë denoncuar në polici katër shqiptarë të cilët i kanë grabitur me dhunë paratë, cantat dhe celularët.
Policia zbardh detaje nga zbulimi dhe dokumentimi edhe i 2 vjedhje të tjera me dhunë ndaj të huajve, autorë të dyshuar të të cilave dyshohet të jenë katër të rinj shqitarë.
None found
NJOFTIMI
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë patrullimit të tyre kanë konstatuar në qytetin e Korçës, dy shtetas të huaj të cilët i kanë kërkuar ndihmë punonjësve të Policisë, pasi disa shtetas që iu kishin premtuar kundrejt fitimit transportimin drejt Tiranës, i kishin kanosur këta të fundit dhe pasi i kishin dhunuar fizikisht iu kishin vjedhur 3 aparate celulari, 350 euro, si edhe çantat e tyre personale.
Falë veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje konkretisht shtetasve:
• M. R., 19 vjeç, banues në Korçë
• K. D., 20 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë.
• A. G., 19 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë.
• K. I., 19 vjeç, banues në Korçë.
Në vijim të hetimeve të kryera nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimit, dyshohet se shtetasit e mësipërm, janë autorë të dyshuar edhe të dy ngjarjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, gjatë muajit dhjetor, ku kanë vjedhur me dhunë 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kanë marrë 4 aparate celulare dhe shumën prej 440 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.
Në një postim në rrjetet sociale deputetja, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka shpërndarë një intervistë të sajën për “Financial…
Vala e vrasjeve dhe incidenteve të rënda me armë zjarri në Kosovë ka ngritur shqetësime serioze për nivelin e sigurisë.…
Kolumbia erdhi në Kupën e Botës 1994 si një nga përfaqësueset më të forta të Amerikës Latine dhe madje ishte…
Deputeti i OBRM-PDUKM‑së, Bojan Stojanoski, reagoi përmes një komunikate ndaj kritikave të kryetarit të LSDM‑së, Venko Filipçe, duke vlerësuar se…
Dua Lipa është fotografuar në rrugët e New York-ut, duke nxitur spekulime se mund të jetë mes të ftuarve në…
Barcelona nuk dëshiron që çështja e Julian Alvarez të shndërrohet në një sagë të pafund gjatë gjithë afatit kalimtar të…