Categories: Uncategorized

I prekur nga COVID-19, Shtëpia e Bardhë zbulon kur Trump lë spitalin

Gjendja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vazhdoi të pëmirësohet gjatë natës dhe Shtëpia e Bardhë është optimiste se ai do të dalë nga spitali, ku po trajtohet për sëmundjen COVID-19, gjatë ditës së sotme.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, tha në një intervsitë për Fox News se “mjekët do të venodsin më vonë nëse do ta lirojnë”.

Trump bëri afro 20 postime në Twitter, qysh të hënën në mëngjes, kryesisht për zgjedhjet e nëntorit. Edhe pse virusi në trupin e tij konsiderohet ende ngjitës, Trump, të dielën, doli për pak kohë me makinë, për t’i përshëndetur mbështetësit e tubuar rreth spitalit Walter Reed, ku edhe po trajtohet.

Më herët, Trump publikoi një video në Twitter, duke thënë se ai ka “mësuar shumë” për sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, që nga infektimi.

“Kjo është shkolla e vërtetë, nuk është ‘le t’i lexojmë librat e shkollës’. Dhe, unë e kuptoj. Dhe, është një gjë shumë interesante”, tha Trump.

Presidenti dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me COVID-19 të premten. Në të njëjtën ditë, Trump është shtruar në suitën presidenciale të spitalit ushtarak Walter Reed, ku ka vazhduar të punojë.

Mjekët thanë se Trump po trajtohet me steroid dhe me anti-viralin remdesivir. Presidentit i është dhënë edhe një ilaç eksperimental që zhvillon antitrupa, për ta ndihmuar sistemin imunitar të luftojë virusin. “Pacienti vazhdon të përmirësohet. Ai nuk ka pasur temperaturë qysh të premten në mëngjes”, tha për gazetarët doktor Sean Dooley./REL

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Një plagosje ka ndodhur pak më parë në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se shtetasi Artur Ligeja, pronar i…

1 minute ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

11 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

33 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

54 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago