Në muajin qershor Kryeministri Rama deklaroi se do të padiste gazetën Bild dhe gazetarin e saj, Peter Tiede, në Gjermani për botimin e përgjimeve që tregonin përfshijen e dejtuesve të të lartë socialistë në manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër më 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017.
Ndërkohë prokuroria shqiptare nisi një hetim të brendshëm për të zbuluar se kush mund t’i kishte rrjedhur përgjimet e dosjes hetimore, me qëllim për të theksua faktin se nxjerrja e povave hetimore ishte krim i rëndë.
None found
Kanë kaluar katër muaj, por nuk ka patur asnjë lajm se çfarë ka ndodhur me padinë e zotit Rama ndaj Bild.
Për të mësuar mbi ecurinë e saj, Exit.al bashkëpunoi me një avokat gjerman, Nils Bruckhuisen, përmes të cilit u përpoqëm të kuptonim akuzat e mundshme që Zoti Rama mund të kishte ngritur ndaj Bild dhe Zotit Tiede, bazuar mbi ligjet gjermane, por edhe për të peshuar gjasat e fitimit të një çështjeje të tillë.
Në një artikull vlerësues që ne botuam, bazuar në arsyetimet e Zoti Buckuisner, mbas vlerësimit të fakteve të bëra publike deri tani, arritëm në përfundimin se padia e Zoti Rama ndaj Bild, qoftë civile apo penale, ka pak gjasa të jetë e suksesshme.
Por, spekulimeve të Exit.al mbi meritat e mundshme të padisë, i dha fund Zoti Tiede, i cili pasi lexoi artikullin tonë na informoi:
“Nuk ka padi. Pati një letër. Asgjë më tepër. As padi, asgjë!”
Zoti Tiede i referohet një letre të dërguar në muajin gusht nga përfaqësuesit e Kryeministrit Rama, që sikurse e kemi raportuar më parë, është injoruar nga Bild.
Me gjasë, në këtë letër avokatët e Zoti Rama kanë pretenduar se Bild ka shtrëmbëruar faktet me botimin e audiopërgjimeve dhe kanë kërkuar botimin e një përgënjeshtrimi nga ana e saj apo më pak gjasa, një dëmshpërblim, për ta zgjidhur çështjen “me mirëkuptim” midis palëve.
Normalisht, kur letra të tilla shpërfillen, ato pasohen nga një padi.
Por kjo nuk ka ndodhur ende. Pavarësisht kërcënimeve dhe mburrjes publike, Kryeministri Rama nuk e ka paditur kurrë gazetën Bild dhe Peter Tieden në gjykatat gjermane.
Pamjet nga brenda ‘Old Trafford’ kanë zbuluar reagimin e Michael Carrick ndaj veprimeve të Matheus Cunhas, pas fitores spektakolare të…
Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke…
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…
Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…
Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…