Categories: Uncategorized

I nxorrën dokumentin e dënimit, reagon sërish kryebashkiaku i Mallakastrës

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj në një shkrim në rrjetet sociale ka reaguar sërish ka pas publikimit të dokumenteve të shtetit grek nga Partia Demokratike për çështjen e dënimit në këtë vend.

Ismailaj deklaron se në kohën që ka jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi nuk është arrestuar, ndaluar apo depërtuar nga policia greke.

Të lidhura

None found

Për sa i përket shkresave të nxjerra nga PD, ai thotë se nuk ka pasur dijeni, pasi po të kishte do i deklaronte në formularin e dekriminalizimit duke arsyetuar se vepra dhe koha për të cilën presupozohet të jetë dënuar nuk është në kushtet që e pengonte kandidimin apo ushtrimin e detyrës.

“Përshëndetje dhe njëherë të gjithëve!

Do të doja që përsëri të sqaroja opinionin lidhur me deklaratat e bëra nga ana e PD ditën e sotme:

1- Theksoj përsëri se për kohën që kam jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi nuk jam arrestuar, ndaluar apo deportuar asnjëherë nga policia greke!

2- Lidhur me shkresat e paraqitura sot nuk kam pasur dijeni sepse po të kisha, fare thjesht do t’i deklaroja në formularin e dekriminalizimit, pasi vepra dhe koha për të cilën presupozohet të jem i dënuar nuk është në kushtet që të më pengonte kandidimin apo ushtrimin e detyrës dhe për këtë qëllim do të ndjek çdo rrugë ligjore për zbardhjen e së vërtetës si këtu ashtu dhe në Greqi!

3- Lidhur me pretendimin se nuk është kryer dënimi i presupozuar pasi nuk më kanë gjetur, theksoj se kam udhëtuar me dhjetëra herë në Greqi dhe jo vetëm dhe asnjëherë në asnjë pikë kufitare nuk më është refuzuar hyrja apo për më tepër që të jem ndaluar!

4- Në periudhën kur ka dalë ky i ashtuquajtur vendim kam punuar mësues në shkollën “I.Shehu” Çorrush si dhe në 12 tetor 2000 jam zgjedhur kryetar i komunës Kute.

5- Përbuz me neveri çdo etiketim të bërë nga ana e PD ndaj meje, pasi nuk kam kryer asnjë veprimtari të jashtëligjshme (por mund të më kenë ngatërruar me personazhet kriminelë, hajdutë apo trafikantë që mund t’i ketë pasur apo mund t’i ketë akoma në gjirin e saj)!

Së fundmi jam i bindur se e vërteta dhe ndershmëria do të triumfojë mbi gënjeshtrën, hajdutërinë, trafikantët apo mashtruesit!

Ju falemiderit dhe klm!”- shkruan Ismailaj.

të fundit

Marjana Koçeku për median polake TVP World: Korrupsioni, plaga më e madhe e Shqipërisë

Në një intervistë për televizionin polak TVP World, në emisionin World Talks, deputetja e pavarur Marjana Koçeku foli për krizën…

9 minutes ago

Laçi synon kthesën në fushën e vet, Partizani udhëton me objektiv të qartë! Nis përballja

LIVELaçi 0 – 0 Partizani1’ – Nis sfida në stadiumin “Laçi” [...]Read More...

12 minutes ago

Fillon përballja në “Selman Stërmasi”, Tirana synon surprizën e madhe dhe Teuta s’ka më vend për gabime

LIVETirana 0 – 0 Teuta1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Teuta [...]Read More...

13 minutes ago

Protestuesi akuzon policinë për thyerjen e hundës së djalit student: Qëndroi tre ditë në qeli

Një protestues, nga protesta e PD, ka denoncuar në një prononcim për gazetaren e News24, Xhensila Kodra, dhunën ndaj djalit…

20 minutes ago

Komisioni historik RMV-Bullgari mbyll takimin pa marrëveshje, raundi i radhës zhvillohet në Sofje

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

22 minutes ago

Gostivar, arrestohet 60-vjeçari që dyshohet se detyronte nënën e tij 80-vjeçare të lypte

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

23 minutes ago