Categories: Uncategorized

I krimbur në para, kush është personi që SPAK i sekuestroi toka, 5 automjete e llogari bankare

Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme, ndryshe SPAK dha detaje në lidhje me sekuestrimin e pasurive të italianit Giovanni Di Cosimo, një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane të drejtësisë.

Nga hetimet rezulton se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (Alias Hakorja) ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqipëri dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Bledar Seferit alias Hakorja i janë sekuestruar disa pasuri ku shumë prej tyre kanë qenë në emër të të afërmëve të tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur që sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

Arë +Truall me sipërfaqe 5954 metra katror nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 metra katror e cila është në pronësi të shtetases Erjola Seferaj.

Pasuri e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 metra katror në bashkëpronësi Artur Hakorja, Demir Osmani dhe Majlinda Lleshi.

Mjeti me targa AA 474 NF modeli Fiat 500, si dhe mjeti me targë AA 105 PB markë ‘Land Rover’ modeli ‘Range Rover’ në pronësi të shtetases Erjola Seferi.

Mjeti me targa AA 360 CY e markës Audi në pronësi të Albana Hakorja.

Mjeti me targë AA 373 OB Fiat 5001 në pronësi të shtetasit Emin Seferi.

Mjeti me targa AA 007 MJ e markës Mercedes Benz, modeli B180 CDI në pronësi të shtetases Aida Seferi.

Gjithashtu është sekuestruar një Fast Food dhe një qendre estetike në pronësi të shtetases Erjona Seferi dhe Sami Osmani.

Gjishtu janë sekuestruar edhe katër llogari bankare.

Llogaria e Erjona Seferi me 1.981.946 lekë, Reyhan Seferi me 1.121.298 lekë. Lumturi Seferi me 19.000 euro si dhe llogaria e Bledar Seferit me 2.022 euro./tch

të fundit

Debutonte me humbje dhe ndryshoi për Europianin, por Silvinjo ka gjetur formacionin fitues te Kombëtarja

Në vitin e tij të parë si trajner i Kombëtares, Silvinjo arriti të shkruante historinë duke e kualifikuar Shqipërinë për…

14 minutes ago

Vrasja e aleatit të Trump/ Publikohet videoja e të dyshuarit, pasi qëllon me armë Charlie Kirk, hidhet nga çatia e ndërtesës në tokë dhe “zhduket” në zonën e pyllëzuar

FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…

36 minutes ago

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

47 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

1 hour ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

2 hours ago