Categories: Uncategorized

I kishte shpëtuar përndjekjes në Turqi, shteti shqiptar dëbon me urgjencë mësuesin gylenist (VIDEO)

42-vjeçari turk, Harun Çelik është dëbuar me urgjencë nga Shqipëria mbrëmjen e sotme. Abc News ka arritur të mësojë përmes burimeve të besuara, se 42-vjeçari është ndaluar në aeroportin e Rinasit, 5 muaj më parë teksa hynte tranzit me pasaportë kanadeze false. Ai kishte arritur ti shëptonte përndjekjes së regjimit turk, por u arrestua në Shqipëri për “dokumente false”.

Harun Çelik vuajti dënimin prej 5 muaj e gjysmë në burgun 302 tek rruga “Mine Peza” në Tiranë. Sot (1 janar 2020) ai është njoftuar se i ka përfunduar dënimi. Por as sot, 42 vjeçari nuk është lënë i lirë.

Menjëherë është transportuar nga qelia e burgut, në Drejtorinë e Migracionit që ndodhet në Laprakë. Pasi është mbajtur disa orë aty në mënyrë të paligjshme, Harun Celik është shoqëruar me makina policie në aeroportin e Rinasit, siç shihet në pamjet e siguruara nga Abc News.

Miqtë e tij kanë reaguar në rrjetet sociale duke e cilësuar të padrejtë vendimin e autoriteteve shqiptare për të dëbuar mësuesin turk. Ata apelojnë për lirimin e 42-vjeçarit që përndiqet në Turqi, vetem se është mbështetës i Lëvizjes Gylen.

“Harun Çelik u dërgua në zyrën e Migracionit dhe prej andej u rrëmbye dhe u fut me forcë në një automjet. Miqtë e tij ndërhynë në aeroport. A ka ndonjë ligj në Shqipëri?”, shkruan Barbarossa Kaya, e cila bën tag në twitter Kryeministrin Rama.

Harun Çelik, 42 vjeç, është mësues me profesion dhe i shpëtoi përndjekjes në Turqi, pasi vuajti dënimin në Shqipëri po dërgohet jashtë vullnetit të tij sërish në Turqi. Kërkesa e tij për azil nuk është marrë parasysh! Dëbimi i gylenistit nga Shqipëria është kryer me shpejtësi dhe në fshehtësi.

të fundit

Horoskopi 1 Tetor 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

Dashi: Sipas horoskopit nesër dhe pasnesër Hëna do të jetë në aspekt të kundërt. Gjatë 48 orëve të ardhshme, një…

12 minutes ago

Ambasadori i Afrikës së Jugut gjendet i vdekur jashtë një hoteli në Paris

Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë dhe ish-ministër i kabinetit me shërbim të gjatë, u gjet i vdekur të…

14 minutes ago

“LSI pagoi 113 mijë USD për të bindur PD”, akuza e Kryemadhit: 9 deputetë të opozitës që ishin në parlamentin e 2013 dhe 2017 ishin “të blerë”

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi në News24 se kontrata e lobimit për të cilën akuzohet nga SPAK ajo dhe…

32 minutes ago

Galatasaray me fitore të madhe ndaj Liverpool, vendos goli i Osimhen

Në një përballje emocionuese të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, Galatasaray ka arritur të marrë një fitore të…

44 minutes ago

Lefter Maliqi i bindur: Po kandidova për Bashkinë e Beratit e kam të sigurt fitoren

Ish-deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në A2CNN, deklaroi me bindje se nëse kandidon në zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë…

1 hour ago

Ledri në një lidhje me Xhensila Myrtezajn? Sara i hedh “benzinë” rrjetit: Nuk e mohoj!

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj vijojnë të jenë dy këngëtarët më të preferuar nëpër clube. Një nga hitet e verës…

1 hour ago