Categories: Uncategorized

I kërkuar për vrasje e armë pa leje, kapet ”i forti” i Lezhës (VIDEO)

Policia e Lezhës ka kapur një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë.

Në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull, forcat e Policisë kanë rrethuar banesën e shtetasit A. J. alias A. Zh., 40 vjeç, duke bërë të mundur prangosjen e tij.

Të lidhura

None found

Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg.

Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Sveçla nuk pranon të japë dorëheqjen: Qëndroj pranë protestuesve dhe e kuptoj zemërimin e tyre

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë…

55 seconds ago

Gërvalla: Dorëheqja nuk do të ndihmonte në zbardhjen e rastit të Arlinda Zekajt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat për dorëheqjen e saj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë…

1 minute ago

Sveçla: Raporti zbulon shkelje të rënda policore në rastin e Arlinda Zekajt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 11 zyrtarë policorë janë suspenduar pas gjetjeve të…

12 minutes ago

Gërvalla: Qendra për Punë Sociale në Pejë nuk e pa si detyrim kthimin e Arlindës në shtëpinë e përbashkët dhe nuk dorëzoi raportin në kohë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se raporti tregon që Qendra për Punë Sociale në Pejë pavarësisht se ishte në…

12 minutes ago

Policia zbardh vjedhjet në marketet e Dellçevës, arrestohen tre të dyshuar

MPB Maqedoni njofton se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, NJPB Dellçevë zbardhi disa vjedhje të kryera në markete në…

16 minutes ago

Opozita refuzoi ftesën e Presidentit Begaj për konsultim për datën e zgjedhjeve, në takim shkon vetëm Taulant Balla

Opozita ka refuzuar ftesën e Presidentit, Bajram Begaj, për konsultimet lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit…

19 minutes ago