Categories: Uncategorized

I kërkoi dorëheqjen para të hënës, Etilda Gjonaj i përgjigjet Metës

Presidenti Meta i ka kërkuar sot publikisht dorëheqjen ministres Etilda Gjonaj. ai i dha fat deri të hënën por Etilda i ka kthyer përgjge akoma pa mbaruar Meta fjalën.

Ajo ka shkruar se i vjen mirë që Meta ka zgjedhur më në fund që të ndjekë rrugën institucionale, me padinë e bërë ndaj saj në SPAK.

Ministrja shprehet se është krenare që është pjesë e frontit në Drejtësi, dhe që nuk i trembet aspak përballjes me akuzat në SPAK.

Reagimi i Gjonajt

E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

Presidenti Ilir Meta do të depozitojë të hënën në SPAK një kallëzim penal në drejtim të ministres Etilda Gjonaj, për shkeljen që ajo ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

Bëhet fjalë për botimin në Fletoren Zyrtare të një vendimi të KED, që lidhej me emërimin e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nga gazetarët nëse ka besim se SPAK do të nisë hetimet ndaj ministres, Meta tha se ai mendon se në atë isntitucion ka njerëz me integritet që do të zbatojnë ligjin.

Pjesë nga fjala e Metës:

Të gjithë u njohën dje me shkeljen e detyrës, me rrëmbimin e kompetencave dhe me falsifikimin e kryer nga institucioni i Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë tentativë flagrante për grusht shteti, rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdrejtë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, dhe për këtë presidenca ka siguruar, dhe do të sigurojë prova që do ti çohen shumë shpejt SPAK-ut.

Ministrja e Drejtësisë duke urdhëruar sekretarin e përgjithshëm ka shkelur ligjir për organizimin e botimeve në fletoren zyrtare. Vendimet e KED nuk mund të botohen në asnjë rast në fletoren zyrtare, por vetëm në faqen zyrtare në internet të këtij institucioni.

Ministrja e Drejtësisë nuk ka asnjë të drejtë për botimet në Fletoren Zyrtare. Po bëhen 24 orë nga publikimi i këtyre provave, ku ministrja e drejtësisë ka shpërdorurar detyrën, brenda ditës së hënë do të depozitoj në SPAK kallëzimin penal për ministren në detyrë të drejtësisë Etilda Gjonaj.

Duke qenë se ministrja e ka zbehur besimin e presidentit, që e ka emëruar me dekret në atë pozicion, do të mirëprisja deri ditën e hënë dorëheqjen e saj, në mënyrë që të përballej me drejtësinë, pa qenë në detyrë. /albeu.com/

të fundit

Horoskopi 30 Prill 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dashuria: Yjet njoftojnë pak trazira në jetën tuaj në çift, por juve ju takon t’i bëni gjërat në atë…

1 hour ago

Do bëj koalicion me PD apo PS? Adriatik Lapaj jep përgjigje

Përfaqësues nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ janë mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Opinion në TV Klan, për të…

1 hour ago

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, shoqërohet një person, dyshohet se ndihmoi autorin

Policia ka shoqëruar një person me inicialet E. M, lidhur me ekzekutimin e Renato Hoxhajt në Vlorë më 27 prill.…

1 hour ago

VIDEO/ PSG triumfon në Londër dhe fillon të ëndërroj finalen e madhe në Ligën e Kampionëve

PSG ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në “Emirates” me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së…

2 hours ago

Aksident në Lushnjë/ Motoçikleta përfundon në kanal, shpëtohet 17-vjeçari që po mbytej

Një 17 vjeçar që drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar…

2 hours ago

Sondazhi i McLaughlin/ Sa përqind e shqiptarëve votojnë në zgjedhje dhe cilat janë bindjet e votuesve

Një sërë sondazhesh janë kryer sërish në Shqipëri nga CEO i “McLaughlin & Associates”, John McLaughlin, sondazhisti i cili parashikoi…

2 hours ago