Shqipëria me Greqinë kanë arritur një marrëveshje për sa u përket punëtorëve sezonal në vendin fqinj. 7 mijë deri në 10 mijë shqiptarë mund të punësohen me procedura të shpejta me hapjen e kufijve. Kjo raportohet se ka qenë një marrëveshjen e kryer në kohë rekord mes dy qeverive.
Punëtorët shqiptarë mund të punësohen në mbledhjen e frutave kryesisht ne veri të Greqisë. Bëhet fjalë për punëtore që kanë qenë edhe më parë në Greqi shkruan tch.
None found
Duke filluar nga e hëna pronarët do të aplikojnë për t’i marrë ata në punë. Procedura është shumë e thjeshtë, fillimisht një pagesë që do ta kryejnë fermerët grek si dhe një taksë për sigurimin dhe kontrollin nga Covid-19. Emigrantët nuk do të paguajnë asgjë dhe procedura bëhet në mënyrë urgjente. Pas disa ditësh mund të bëhen procedura e marrjes së punëtorëve.
Emigrantët shqiptarë që do të shkojnë për punë sezonale do të mbajnë maska dhe përdorim dezinfektantë. Testet do të kryhen në Kapshticë ku në autobus do të vazhdojnë në zonat ku janë punësuar
Ndërkohë janë marrë masat për hotel për tu karantinuar deri sa të dalin përgjigjet e testeve.
Faza e dytë është gjetja e punonjësve të tjerë që nuk kanë qenë më parë në Greqi. Ata duhet të aplikojnë në platformën online ‘Punënëgreqi.gr’ , dhe do të marrin udhëzimet e nevojshme.
Ata do të bëjnë kontratën dhe më pas do të udhëtojnë si të tjerë. Është llogaritur që për 8 orë punë të jetë një pagesë 30 euro. Por ajo që është lejuar është edhe që mund të punojnë në turne të dyta.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së…
Kryeministri Edi Rama ftoi studentët të ulen në dialog dhe prezantoi një sërë masash mbështetëse. Ndër to janë rritja në…
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte i ftuar në DPT te Fidani foli lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se Arlinda Zekaj-Sylaj kishte urdhër mbrojtjeje gjatë gjithë kohës. Sipas KGJK-së, inspektimi në Gjykatën Themelore…
Dolores Huerta, aktivistja e njohur për të drejtat civile dhe organizatore e lëvizjes për të drejtat e punëtorëve të bujqësisë…
E ardhmja e kryeministrit të Izraelit varej në fije të perit të mërkurën, ndërsa numërimi i 70 për qind të…