Categories: Uncategorized

I hoqën mandatin, reagon Ardian Dvorani: Një gafë e paimagjinueshme!

“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim…”

Ardian Dvorani ka reaguar pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i hoqi mandatin si anëtar të Gjykatës së Lartë dhe si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Të lidhura

None found

Dvorani e ka quajtur një gafë të paimagjinueshme këtë vendim, ndërkohë që ka shtuar se duhet të shikojë se çfarë do të katranosin në arsyetim.

Reagimi i Ardian Dvoranit:

Për momentin nuk kam reagim. Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj.”

Ndërkohë më herët gjatë mbledhjes së KLGJ-së, lidhur me këtë çështje kanë folur trupa e KLGJ duke argumentuar qëndrimet që duhen mbajturë për qëndrimin apo jo të Dvoranit në detyrë pas përfundimit të mandatit. Marcela gjatë seancës tha se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cënon dhe vë në rrezik parimet e kushtetutës.

Alban Toro, anëtari tjetër i KLGJ-së u shpreh se këshilli duhet të shprehet, të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë. Edhe Brikena Ukperaj është shprehur se nuk gjendet asnjë dispozitë që parashikon se Dvorani do të zëvendësohet nga anëtari i parë, i dytë apo i tretë dhe se detyrimi i Dvoranit për të ndërprerë detyrën është kur vjen anëtari i 4-t, i cili duhet të jetë përzgjedhur radhët e juristëve të spikatur.

Nga ana e saj, anëtarja e KLGJ Brunilda Kadi u shpreh se, që në datën 13 mars, në momentin që është betuar gjyqtari i parë përpara Presidentit, zotit Dvoranit i ka mbaruar jo detyrimi, por e drejta dhe mundësia që ai të qëndrojë në detyrë, dhe ai nuk mund ta ushtrojë këtë detyrë.

Ditën e djeshme Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas refuzimit të një opinioni zyrtar nga EURALIUS dhe OPDAT në lidhje me mandatin e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë, pas më shumë se një muaji ngërç, më në fund e fut në pikat e rendit të ditës në mbledhjen e së enjtes.

Pika e fundit e rendit të ditës: “Vijimi i shqyrtimit të çështjes në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës me Shkresën nr.1117/2 prot., datë 10.04.2020, lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z.Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë.” pritet të ketë një përgjigje nga vetë KLGJ, e cila është e detyruar të zgjidh situatën, pas refuzimit të ndërkombëtarëve, të cilët kanë qenë të qartë që kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm nga KLGJ.

Kujtojmë se pas më shumë se 1 muaji nga shkresa që KLGJ u nisi OPDAT dhe Euralius ku kërkonte mendim për përfundimin e mandatit të kreut të KED-së, Ardian Dvorani, 2 institucionet kanë kthyer përgjigje ku i kërkonin KLGJ-së zgjidhjen e çështjes.

“Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një cështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një cështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit.

Ditën e enjte pritet të zhvillohet mbledhja e KLGJ dhe pritet me interes të shihet nëse do të përfshihet në pikat e rendit të ditës diskutimi për mandatin e Ardian Dvoranit.”- theksohej në përgjigje.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

34 minutes ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

40 minutes ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

3 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

3 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

3 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

3 hours ago