Policia italiane arrestoi një 32-vjeçar shqiptar, i cili kërkohej prej disa muajsh. Arrestimi u bë pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Tiranës përmes Interpolit.
I kërkuar ndërkombëtarisht që nga prilli i vitit 2019, 32-vjeçari u dënua në Shqipëri me katër vite burg.
Në vitin 2014, një roje sigurie ndërhyri për të shuar një mosmarrëveshje ku ishte përfshirë, por ai e goditi me kacavidë duke i shkaktuar gjakderdhje të rëndë.
Pas informatave se i kërkuari mund të ishte në qytetin e Rimini, policët nisën kërkimet e imtësishme.
Pas kontrolleve të detajuara, policët e panë duke dalë nga një ndërtesë në Rivazzurra me fytyrën e mbuluar me një shall, në mënyrë që të mos njihej. Pasi u ndalua, personi i kërkuar u dërgua në polici ku pritet të bëhet procedura për ekstradimin në Shqipëri.
Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi”…
Skena paniku u zhvilluan të dielën në mëngjes në qendrën tregtare Northland në Preston, Melbourne, Australi, pas një sulmi me…
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në Berat.…
KOSOVË- Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të dielë do të mblidhen në përpjekjet e radhës për konstitumimin…
Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët në ecje mëngjesin e kësaj të diele në aksin Fier-Lushnje. Ngjarja…
Depërtimi i masave ajrore të freskëta dhe të lageshta me origjinë veriore do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin…