Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë sot në Dibër, pasi gjatë kontrolleve është konstatuar se ai kishte hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normatv.
Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 50-vjeçari me inicialet Sh. B. ka kundërshtuar dhe ka dhunuar efektivët, të cilët më pas e kanë shoqëruar drejt komisariatit.
Njoftimi i Policisë:
Dibër
Vijon kontrolli i territorit, për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Hapi lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ, kërcënoi dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, krahas angazhimit maksimal për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, kanë konstatuar se shtetasi Sh. B. kishte hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin “Bar Kafe” në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh. B, për shkak të detyrës, i ka goditur, kërcënuar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin e tij në komisariat.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 50 vjeç, banues në Peshkopi, si dhe u mor masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, për subjektin “Bar Kafe” në administrim të shtetasit të lartpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “ Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Armando Broja mund të kishte festuar sot dyfish në ndeshjen mes Bornmuthit dhe Bërnlit. Sulmuesi shqiptar u fut në fushën…
Një 20-vjeçare me shtetësi indoneziane, Ayu Putri, është vënë në pranga nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr. 1…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë nga burgu për portalin “Syri.net”, ka vënë theksin te çështja…
Një aksident është regjistruar në afërsi të fshatit Rëmbec, të Maliqit, me pasojë dy të plagosur mes tyre një fëmijë.…
Me afrimin e festave të fundvitit, fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia drejt vendit është rritur ndjeshëm. Në…
Françeska Murati është njëra ndër ish-banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania”. Që pasi mbaroi eksperiencën e saj…