Pak orë pas bërjes publike të videos ku një efektiv policie qëllonte me shkelma e grushte një shtetas i cili ishte në pranga, Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra efektivin në fjalë.
“U pezullua nga detyra R. C., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, për tejkalim të kompetencave”-njofton policia e Shtetit.
Reagimi i policisë së Shtetit:
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka bërë pezullim nga detyra të dy punonjësve të Policisë dhe ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të etikës së punonjësit të Policisë dhe për tejkalim kompetencash gjatë ushtrimit të detyrës.
U pezullua nga detyra R. C., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, për tejkalim të kompetencave.
Gjatë përpjekjeve për të shoqëruar dy shtetas të cilët nuk i ishin bindur urdhrit për të ndaluar, këta të fundit kanë tentuar t’i godasin me automjet punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Policisë, duke iu rrezikuar jetën.
Punonjësit e Policisë i kanë ndjekur dhe ndaluar, por dy personat janë përfshirë në konfrontim fizik me punonjësit e Patrullës.
Në ndihmë të tyre shkuan forcat “Shqiponja”, duke bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të dy shtetasve E. S. dhe XH. S., për veprime të mëtejshme.
Ndërsa punonjësi tjetër i Policisë i pezulluar është A. R., efektiv i Komisariatit të Policisë Nr. 2, i cili ka qenë duke kryer shërbim pranë një objekti të rëndësisë së veçantë dhe gjatë komunikimit me një shtetas, rojë i një parkingu, për të hequr makinën të cilën ky shtetas e kishte lejuar të parkohej pranë objektit të rëndësisë së veçantë, ka shkelur etikën e komunikimit dhe të sjelljes së punonjësit të Policisë.
Policia e Shtetit ështe e vendosur të reagojë menjëherë dhe me paanshmëri, duke ndëshkuar apo larguar nga radhët e saj cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën në dëm të qytetarëve, si dhe të prishjes së imazhit, marrëdhënieve dhe besimit mes Policisë dhe qytetarëve.
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…